Politikë

'Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD', Berisha nuk uron Bashën për fitoren, poston mesazhi e koduar

14 Qershor 2021, 19:43| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 20:29

  • Share

Mes akuzave për një proces zgjedhor aspak të drejtë, Lulzim Basha u shpall sot zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD, duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme.

Vetë Basha falënderoi demokratët për "mbështetjen e jashtëzakonshme", ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ai nuk është uruar nga askush në PD, e madje as nga 'babai i tij politik',  Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me fitoren e Bashës, ndërsa ka postuar në Facebook një video nga fushata zgjedhore e PD në vitin 2009, kur edhe fitoi zgjedhjet.

Një mesazh i koduar i Berishës që vjen pas deklaratave të tij se mund të rikthehet sërish në krye të PD, gjë që e konfirmoi edhe pas zgjedhjeve.

 “Kurrë, mos thuaj kurrë” ka thënë ai në një intervistë më parë, duke shtuar se  “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht”, ndërsa pas votimit u shpreh se “është konsistent në deklaratat e tij”.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 15/06/2021 05:06

    Zbore po ju bene ujku plake mire ja uu bene frikacaker servila

    Përgjigju
  • fatmiri: 15/06/2021 04:52

    Kthehuni ne krye te PD O SALI QE TE RRIJE EDI RAMA EDHE 190. VJET NE PUSHTET ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?