Basha vlerëson deklaratën e misionit të KiE: Vërtetoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje

7 Shkurt 2020, 15:36| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 16:58

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti deklaratën që delegacioni i KiE bëri lidhur me zgjedhjet vendore të 2019 duke i cilësuar ato si të cunguara. Basha u shpreh se KiE vërtetoi atë që PD kishte theksuar më herët, se 'zgjedhjet nuk ishin pluraliste dhe as të qytetarëve'. Kryedemokrati theksoi se vendi e ka jetike zhvillimin e zgjedhjeve të lira për t'i kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime.

'Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t'i kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore' shkruan Basha në twitter.

Gjatë vizitës zyrtare 4-6 shkurt që zhvilloi delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës doli me një deklaratë të fortë ku theksoi se në zgjedhjet e 30 qershorit 'nuk ka demokraci funksionale në nivelin kombëtar dhe nuk ka një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal. Për fat të keq, zgjedhjet e vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri'.

Kongresi i autoriteteve vendore i Këshillit të Europës,i cili nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Europian refuzoi të dërgonte një delegacion të vetin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, për shkak të paqartësisë lidhur me organizmin e tyre.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 07/02/2020 16:51

    Qaramani Lulash kerkon pushtet ne tavoline se ne zgjedhje Efi i jep ate .. te fotos nudo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?