Lulzim Basha

Basha vijon me akuzat: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë! Spitalet në kolaps sepse nuk heq dorë nga vjedhja

1 Nëntor 2020, 12:01| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 12:03

  • Share

Kryedemokrati Basha vijon sërish akuzat e tij ndaj qeverisë shqiptare për mënyrën e menaxhimit të situatës së koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter këtë të dielë, Basha shkruan se kryeministri i vendit ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë.

Ai thotë se vendi ynë ka testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit total.

"Pasi shkatërroi ekonominë tani, po shkatërron shëndetin e njerëzve" - shkruan Basha.

"Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve" - shkruan Basha në Twitter.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ylli: 01/11/2020 15:09

    Ik o basha ik o idiot gjumash ,ne pikiate vajtem me ju,,kur nuk kishit me para per te paguar asistencen sociale apo nuk ju kujtohet......

    Përgjigju
  • Fshati: 01/11/2020 14:30

    Pusho Lulzim se keshtu si flet po e kuptojne edhe femijet qe ti je ne sherbim te Edi Rames. Ja ku erdhen zgjedhjet qe te vish ne pushtet dhe te vjedhesh dhe ti 8 vitet qe te takojne sipas marreveshjes. Mos ki merak se sa do qe te vjedhe Rama ka edhe per ty.

    Përgjigju
  • Freud.: 01/11/2020 13:10

    Cufo cufo o gjumash shkon ne shkolle avash avash.

    Përgjigju
  • free: 01/11/2020 13:10

    kemi numrin me te larte te politikaneve te inkriminuar me ne krye kte Bashen qe nuk tregon burimin e atij 1 milion eurove. Kaseta video qe u dhe serbeve e shume te tjera.

    Përgjigju
  • O tej: 01/11/2020 13:05

    O Lulush bibilush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?