Basha ultimatum Ramës: Shkulu nga 'Instagrami' dhe merr masa kundër Covid! Mos fabriko kauza se s'futem në lojën tënde (VIDEO)

9 Nëntor 2020, 13:13| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 15:04

  • Share

Kreu demokrat Lulzim Basha i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama duke i thënë të heqë dorë nga lajmet sipas tij të fabrikuara dhe të qëndrojë në rolin që i takon duke marrë masa të tjera për mbajtjen e situatës së Covid në kontroll.

"Të gjithë po shkojnë drejt mbytjes drejt falimentit. Ku i gjejnë paratë për të bërë paketë të tretë vendet e tjera, per shembull Maqedonia e Veriut.

Unë e di se çfarë stresi po kalojnë mjekët tanë. Një infermier për 15 pacientë. Të kujdesemi për ta e ti mbrojmë. Për të gjitha këto vendimet i merr qeveria. Unë ditë për ditë kam kërkuar që vëmendja të jetë te pandemia. Ata po mundohen me çdo kusht që ta heqin vëmendjen nga pandemia.

Kjo po u kushton jetë njerëzish. Kam refuzuar dhe do të refuzoj të futem në atë lojë. Më shqetëson jashtë mase gjendja e një kryeministri që refuzon të shohë realitetin. Ti vërë gishtin kokës. Smund të fshihesh dhe as të bësh sikur nuk ekziston apo të krijosh e fabrikosh vetëm e vetëm për të mos bërë detyrën. Unë sot e ftoj të ngrihet në nivelin e detyrës që mban.

Ai se ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. I kërkoj urgjentish të shkulet nga ekranet, nga instagrami dhe të bëjë atë që i kërkon ligji dhe që i kërkon detyre. Ju jap fjalën se do të vazhdoj ta bëj ditë për ditë. E di se e keni shumë më të vështrië se kolegët tuaj në vende të tjera por edhe ia keni dalë. Por e vërteta prap se prap ka dalë në pah. Lutem për shëndetin tuaj, u kërkoj të keni kujdes. E keni parë që unë e mbaj maskën e bëj për tu dhënë një mesazh edhe qytetarëve e për tu thënë se kjo nuk është një lojë, por edhe për tu mbrojtur ju. Të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve, ska gjë më të çmuar, është detyra e parë e një qeverie është arsyeja e ekzistencës së tyre", thotë Basha


Lajmi kryesor:

Basha- Ramës: Mos fabriko kauza se s'futem në lojën tënde! Kam anëtarë të familjes të shtruar te spitalet Covid, shkulu nga Instagrami e merr urgjentisht masa


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?