Lulzim Basha

Lulzim Basha: U aprovua një amnisti e turpshme, pseudorevolucioni i 5 muajve u zerua në pazar

5 Prill, 19:17| Përditesimi: 5 Prill, 21:15

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të degës nr. 15 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij e ka quajtur të turpshme amnistinë penale që u miratua mbrëmjen e djeshme në parlament me votat e Rithemelimit dhe maxhorancë. Nuk kurseu ironitë për aksionin opozitar të deputetëve të Rithemelimit, për gati 5 muaj, që sipas tij përfundoi në një pazar me përfitues të vetëm Ramën.

“Mbrëmë e panë mirë të gjithë shqiptarët, e panë edhe ata të shkretë që e kanë ndjekur sa e sa muaj se ku është pazari dhe për çfarë bëhet pazari. Mbrëmë e pamë se si u zerua zelli revolucionar i 5 muajve, e them këtë jo pa ironi që për 5 muaj revolucioni nuk solli asnjë të mirë për demokratët. I preu fytin opozitës parlamentare, ndërkohë që Edi Rama vazhdonte ngrinte kartonat, miratonte buxhete, ligje, shpronësime, investime strategjike për miqtë e vet të korruptuar dhe për bandat kriminale, por opozita nuk arrinte dot as të bënte një diskutim të vetëm për buxhetin e shtetit. 7 miliardë euro buxhet, s’pikon asgjë për fermerin shqiptar.

Pse? Se po bënim revolucion pra. Ku një natë të bukur revolucioni mbaroi. Si mbaroi revolucioni? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi".

 Basha tha se nga amnistia sipas tij, nuk do të përfitojnë protestuesit demokratë kundër korrupsionit dhe kundër kriminializimit të shtetit.

"Falen ata që janë në burg dhe ndalet procesi për ata që janë në proces gjyqësor, drejtorët e korruptuar, zyrtarët e korruptuar. Ndërsa protestuesit në masë dërrmuese demokratë kundër korrupsionit dhe kundër kriminalizimit të shtetit, nuk përfitojnë. Dhe përfshirë edhe protestuesit e kësaj dege. Edhe sot, edhe javën e ardhshme do të jenë në gjyqe, sepse kauza e turpshme e pseudorevolucionit përfundoi në një Pazar me përfitues të vetëm Edi Ramën dhe me humbës interesin e çdo shqiptari.”

 Përsëri artikuloi akuza se SPAK po sulmohet.

"Kanë një vit e gjysëm që i fusin shkopinj nëpër rrota SPAK-ut, që i presin buxhetin, nuk i japin personelin e mjaftueshëm, kanë filluar ta godasin politikisht. I pari Edi Rama që i thotë BKH-së “kush je ti që vjen e kërkon te ne”, “sillu më mirë” - i thotë. Byrosë Kombëtare të Hetimit i thotë silluni më mirë  me zyrat e shtetit. Pra ky që në fakt duhet të mbyll gojën para BKH-së, para SPAK-ut, sepse këta prandaj janë krijuar kundërkorrupsionit, ka filluar tani t’i kërcënojë, i quan “republikë prokurorësh”. Dhe papritur shohim palën tjetër, pazarxhinjtë e vërtetë në krah të Edi Ramës. Si? Fare e qartë. Dje të paktën 10 apo 15 nene të amnistisë përfitues janë zyrtarë të korruptuar për tendera, për korrupsion aktiv, për korrupsion zgjedhor. Janë aty, e zezë mbi të bardh. Pra, ata deputetë që i thonë vetes deputetë të Partisë Demokratike, ngritën kartonat për të amnistuar drejtorët e korruptuar të Edi Ramës. Ndërkohë që kanë lënë në ndjekje penale jo dhjetëra por qindra protestues demokratë të cilët nuk përfitojnë nga amnistia e djeshme. Sepse janë kthyer në aneks të partisë socialiste dhe të Edi Ramës".

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 05/04/2024 19:28

    Zoti Basha behu gati per "ushtar"te zyra SPAK-ut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?