Basha tregon angazhimin e parë të programit kur të vijë në pushtet: Do hapim 110 mijë vende të reja pune

2 Shkurt 2021, 09:14| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 09:18

  • Share

Me sloganin 'Shqipëria fiton', kryedemokrati Lulzim Basha tregon se angazhimi i parë i programit të PD do të jetë hapja e 110 mijë vendeve të reja të punës. Basha thekson se këto vende pune do të sjellë stabilitetin ekonomik që shqiptarët të investojnë në veten dhe fëmijët e tyre.

"Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët. Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj', shkruan Basha në facebook.

Deri tani kreu i PD, Basha ka prezantuar programin ekonomik dhe atë për shëndetësinë me të cilën demokratët pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit. Hapja e vendeve të reja të punës ka qenë pjesë e programit ekonomik, ku Basha ka nisur edhe takimet me shtresa të ndryshme të shoqërisës për prezantimin e pikave të tij, ndërsa një ditë më parë prezantoi programin për shëndetësinë ku premtoi rritje rrogash për bluzat e bardha dhe hapjen e një fakulteti të ri për mjekësinë, por nuk tha asnjë fjalë në lidhje me pandeminë dhe menaxhimin e saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?