Premtoi se do publikonte kandidatët për deputetë deri më 31 mars, Basha s’mban zotimin! Procesi nis me vonesë, gjysma e emrave del nga baza, gjysma nga kryetari

1 Prill, 12:39| Përditesimi: 1 Prill, 14:04

  • Share

Në shtator të 2023-shit Lulzim Basha do të deklaronte se brenda 31 marsit lista e 140 kandidatëve për deputetë do të ishte gati. Pavarësisht këtij zotimi, kryedemokrati Basha nuk arriti të paraqiste para shqiptarëve 140 kandidatët për deputetë.

Fundi i marsit, që kishte vendosur si afat, jo vetëm që nuk përfundoi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, por përkundrazi, shënoi vetëm nisjen.

Përmes një vendimi, që Report Tv e disponon, Basha ka nisur evidentimin e kandidaturave të mundshme për zgjedhjet e 2025.

Jashtë këtij procesit ka lënë anëtarët e Këshillit, mes të cilëve kryetarët e degëve që janë automatikisht të nominuar për kandidatë.

“Në procesin e propozimit si kandidatura gjatë procesit të konsultimit nga Degët e Partisë nuk përfshihen anëtarët e zgjedhur në organet qendrore të partisë: Anëtarët e Këshillit Kombëtar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryesisë së PDSh si persona të konsultuar dhe votuar më parë nga anëtarësia dhe struktura”, thuhet në vendimin e kryesisë së PD-së më 31 mars.

Ky proces do të zhvillohet brenda dy javësh, por në mungesë të drejtuesit politik të qarkut, që Basha nuk i ka caktuar për shkak të luftës së brendshme, anëtarët e kryesisë të deleguar në qarqe do të jenë ata që do të miratojnë nga këto propozime gjysmën e kandidatëve për deputetë.

Edhe pse premtoi ndryshe, gjysmën tjetër, do ta zgjedhë vetë Basha.

“Këshilli Koordinues i Qarkut miraton një listë kandidaturash me një numër jo më të madh se ½ e numrit të deputetëve që zgjidhen në Qark. Kryetari i Partisë e plotëson listën me kandidaturat e tjera dhe harton listën përfundimtare të kandidaturave dhe ja propozon atë Kryesisë së Partisë”, specifikohet në vendimin e kryesisë.

Një vit para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Basha e zotëron ende vulën, ndërsa Gjykata e Apelit nuk ka dhënë vendimin përfundimtar, nëse ai do të mund t’i regjistrojë kandidatët e tij për deputetë nën siglën e PD zyrtare, apo nëse ajo do t’i kalojë Rithemelimit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 02/04/2024 09:50

    Si mundet të besohet një profesionisht Ginjeshtar???

    Përgjigju
  • Po mër po: 01/04/2024 15:45

    Ca të bazës e ca të kryetarit. Si i nda grupi

    Përgjigju
  • tironci: 01/04/2024 15:22

    ca e nxirrni ket mtrq i jepni rendesi, ky eshte vk krejt se do mo shpija vet jo elektorati i djathte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?