Basha thyen rregullat e pandemisë, PS publikon videon: Kur nuk mendon për shqiptarët sot, si mund të punojë për ta nesër

19 Mars 2021, 17:13| Përditesimi: 19 Mars 2021, 17:21

  • Share

Veprimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë takimeve elektorale janë tepër kontradiktore, ku këtej mbledh turma njerëzi duke u rrezikuar jetën nga COVID dhe nga ana tjetër bën thirrje për ta që të ruajnë shëndetin pasi qeveria i ka braktisur.

Edhe sot në Gjirokastër, ashtu si edhe në qytete të tjera, Basha ka bërë të njëjtën gjë dhe kjo ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste duke u shprehur se javën e fundit kryedemokrati ka shkelur çdo masë anti-covid nëpër qytete duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve me grumbullime partiak

Partia Socialiste ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën tregohen dy realitete, ai i Bashës që thyen rregullat me papërgjegjshmëri dhe luftën që bëhet në spitale për të shpëtuar jetë.

PS shkruan se Basha ka vënë dëshirën për pushtet, mbi jetën e qytetarëve. ‘Kur nuk mendon për shqiptarët sot, si mund të punojë për ta nesër’, shkruan PS teksa tregon pamjet e spitaleve dhe të Bashës mes turmave. 

 

Komento

Komente

  • Roland Gjoni: 19/03/2021 18:54

    Basha kujton se po te dalin mjerzit ta presin do te fitoje zgjedhjet .Basha nuk e kupton se humbja nuk i vjen nga Rama por nga njerzit qe jane rreth tije good luck zoti Basha

    Përgjigju
  • emri: 19/03/2021 18:33

    epo cfare i keto furca Rama ... apo nuk e can koken njeri per regullat aty

    Përgjigju
  • beni: 19/03/2021 17:24

    hahahha hahahahah ahahhaha hahahahahaha hahahahahah ja se mendon rama per ju pa merak

    Përgjigju
    • Po me po: 19/03/2021 17:58

      Po mor tkeqen sa ta mori basha cdo gje do lulzoj.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?