Basha thumbon Bardhin dhe Berishën në 33 vjetorin e PD: Një pjesë e jona sillet rrugëve, të verbuar nga interesi personal dhe të frikësuar nga drejtësia

11 Dhjetor 2023, 18:30| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 18:51

  • Share

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike foli edhe për deputetët e tjerë të cilët janë reshtuar krah Berishës e Bardhit, duke thënë se po enden rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë.

Ndërsa sa i takon pyetjes se kujt i përket PD, Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

“Jemi mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Ata firmëtarë të parë të themelimit të PD, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre por aspiratën e një shoqërie të tërë, të të rinjve shqiptarë për liri e demokraci.

Për këtë arsye, PD është një nga ngjarjet më të bukura e domethënëse në historinë e popullit tonë. Askush nuk do mund ta bëjë pis ngjarjen e themelimit të partisë. Askush nuk do mundet ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj.

E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.

Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar, ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë, ndaj kujtdo që pyet “ e kujt është partia?”- tha Basha.


Lajmi kryesor:

PD e ndarë në 33 vjetorin e themelimit, Basha mbush Pallatin e Kongreseve: Një pjesë e jona sillet rrugëve e frikësuar nga drejtësia! I bashkohet Bamir Topi


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?