Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Basha tha se iu bë kurth me zgjedhjet e 6 marsit, Berisha i përgjigjet: Çdo humbës kështu mendon! Ai ka frikë nga zgjedhjet

7 Mars 2022, 21:41| Përditesimi: 7 Mars 2022, 22:13

  • Share

Deklaratës së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se zgjedhjet e 6 marsit ishin një kurth për të pas 8 janarit, ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur nga televizioni i familjes së tij.

Berisha tha se çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Lideri historik i PD theksoi se Lulzim Basha ka frikë nga zgjedhjet dhe është i vetmi që i ka bojkotuar ato.

“Çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Ai ka frikë të tmerrshme nga zgjedhjet dhe është i vetmi që ka bojkotuar zgjedhjet. Të thuash që 6 marsi është një kurth, në një kohë kur ishte një domosdoshmëri ligjore kushtetuese, është një absurditet. Pra, dhe ai në 6 mars, Edi Rama i dorëzoi atij, rrëmbeu logon e partisë. Plus faktorë të tjerë. Si mund të ishte kurth 6 marsi, e di vetëm mendja e tij."-tha Berisha.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka pranuar edhe humbjen e djeshme në 6 bashkitë, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tatb: 07/03/2022 22:08

    Hallo

    Përgjigju
  • Tutu: 07/03/2022 22:08

    Sjjsjsjsjdjjdnsk

    Përgjigju
  • Fafa: 07/03/2022 22:07

    Hallo hallo

    Përgjigju
  • Gaga: 07/03/2022 22:06

    Dankeschön german

    Përgjigju
  • Zaz: 07/03/2022 22:05

    Hello

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?