Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Opinion

Basha të shfaqet për militantët

2 Maj 2021, 12:25| Përditesimi: 2 Maj 2021, 12:27

  • Share

Unë nuk e di çfarë ndjen një militant i Partisë Demokratike teksa mëngjesi i nis me foto të Ramës si celebrity së bashku me të birin, shpërndarë plot pasion nga media mike e ish armike që si zakonisht nisin e lëmojnë gjuhën pas zgjedhjeve, dhe lajmeve të protestave para selisë së PD dhe zhdukjes nga publiku të kryetarit të tij.

Militantët, po aq sa janë më të padurueshmit, janë besoj dhe më të pastërtit në ndjenjën e tyre.

Të paktën për ata, Basha nuk duhet te ndalojë komunikimin, nuk duhet të fshihet duke pritur “reagimet” mbështetëse, nuk duhet të shfaqet më thatë se Saharaja për urimin e Pashkëve, sepse kjo zhdukja e tij është po aq vrastare për militantin, sa fotot e përditshme artistike të Ramës…

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?