Basha merr kafen në dorë, i veshur sportiv: Takova të rinjtë që m'u përgjigjën në instagram! Do punoj që të mos largohen nga vendi

21 Shkurt 2020, 17:20| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 17:34

  • Share

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha i veshur sportiv dhe me një kafe në dorë është takuar sot me disa të rinj pranë Korpusit Universitar të Tiranës, ku premtoi se do të punojë pa reshtur për të siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta. Basha thotë se ata iu përgjigjën pyetjes së tij në instagram një javë më parë se "ç'vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit".

"Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.
Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se "ç'vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit". Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë",
shkruan Basha.

Postimi i Lulzim Bashes

Komento

Komente

  • A...Zh: 21/02/2020 18:27

    Gjetje ose jo, te pakten ne kete rast po sillet si politikan normal. Uroj ta mbaje gjate!

    Përgjigju
    • Haha: 21/02/2020 22:22

      Politikan i leshit Basha

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?