Basha takon pronarët: PD përgjegjëse në të shkuarën, çështjen e pronave do ta zgjidhim kur të vijmë në pushtet

2 Qershor 2020, 17:26| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 17:32

  • Share

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së pronarëve, ku ka pranuar përgjegjësinë e Partisë Demokratike për këtë çështje në të shkuarën. Lulzim Basha thotë se me pronarët ndanë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për këtë çështje, ndërsa i premtoi zgjidhje kur opozita të vijë në pushtet.

"I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015. Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj. Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standardeve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta", është shprehur kryedemokrati Basha.

Basha thotë se me pronarët u dakordësuan për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë, atë që ai e quan korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveria e kryeministrit Rama.

"Nën koordinimin e zonjës Ledina Mandia, ne do të ndihmojmë dhe do të ideojmë së bashku me shoqatën e pronarëve një korpus ligjor që do të përpiqet të japë zgjidhjen e duhur për pronën në Shqipëri. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve", ka deklaruar Basha.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 02/06/2020 18:25

    Partia talebane e malokeve qe zaptuan fusha e qytete dhe cfare zaptuan e legalizuan me ligj per nje cope buke vazhdon e tallet me ca budallenj e te rrjedhur se do zgjidhe problemet e prones!!

    Përgjigju
  • Boshuku i berishajve: 02/06/2020 17:47

    E pabesueshme. Partia qe plaçkiti pronen dhe i quajti per here te pare pronaret ish pronare, partia e Salehut qe promovoi nje brekegrisur si Mediu zedhenes te pronareve me qellimin e vetem zvarritjen perjetesisht te problemit te prones, partia qe miratoi dhe i dha jete ligjit 7501 - ligji kunder pronareve, sot shet pallavren e rradhes me kete tockukllen qesharake te familjes berisha. Ky njeri me 8 dosje skandale vjedhjesh e grabitjesh do rregulloje pronen! Kelyshi i shpellarit do rregulloje pronen.. ytt plehra, felliqesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?