Basha takon ministrin e jashtëm të Hungarisë: Shtoni ndihmat vendi po përballet me krizë ekonomike

17 Prill 2020, 12:41| Përditesimi: 17 Prill 2020, 12:43

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar Hungarinë për ndihmën e dhënë për paisje mbrojtëse në këto ditë të vështira, gjatë një takimi me ministrin e jashtëm hungarez Péter Szijjártó. Në një njoftim të shpërndarrë nga zyra e shtypit, Basha ka kërkuar shtim të ndihmave për vendin tonë pasi sipas tij Shqipëria sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet çdo ditë.

 

 

Ora 14:13
Hungaria dhuron 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse, Meta falenderon Hungarinë duke publikuar foton e Cakajt

Hungaria ka dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore, në mbështetje të luftës kundër COVID-19. Presidenti Ilir Meta ka publikuar lajmin e mirë duke publikuar një foto nga rrjetet sociale të Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe pse vet këtë të fundit nuk e ka dekretuar në këtë detyrë. Meta ka falenderuar solidaritetin dhe ndihmën që shteti hungarez ka bërë pë Shqipërinë në këto ditë të vështira. Ka qenë  Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó i cili ka dhuruar ndihmat gjatë një takimi me ministrin në detyrë për Europën dhe punët e Jashtme Gent Cakaj. Duket se tonet midis kreut të vendit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama duket se janë zbutur, pasi dhe më herët presidenti Meta ka publikuar foto të ministrave duke shpërndarë ndihma. COVID-19 e ka bërë më të qetë marrëdhënien qeveri-presidencë.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 17/04/2020 12:46

    E thoni nuk eshte burre Lulka.Ai e ben vete cicin tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?