Konjufca dhe Basha

Basha takon Konjufcën në KiE: PD do ngre zërin për Kosovën në institucionet ndërkombëtare, të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim

23 Janar, 12:49| Përditesimi: 23 Janar, 12:51

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Europës. Basha shkruan se fokusi i diskutimit ka qenë situata në Kosovë, ndërsa shton se është i rëndësishëm bashkëpunimi për stabilitet në rajon.

“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Basha.

Basha ka shprehur angazhimin se Partia demokratike do jetë zëri i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

“Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, tha Basha.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?