Basha takon komisionerin e BE Varhelyi: Diskutuam për Reformën Zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit 

28 Shkurt, 19:13| Përditesimi: 28 Shkurt, 19:28

  • Share

Kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar sot Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha ka zbardhur detaje nga takimi, ku sipas tij, u diskutua për prioritetet e PD-së, duke nisur me reformën zgjedhore për vijuar me luftën kundër korrupsionit.

"Kënaqësi të bisedoja sot me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Diskutuam mbi prioritetet e Partia Demokratike e Shqipërisë, reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë. Për këtë arsye PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri", shprehet Basha.

"Përmes propozimeve për reformën zgjedhore PD synon ti japë qytetarëve të drejtën ti zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura. Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë ti kthejmë besimin shqiptarëve tek zgjedhjet dhe ti japim fuqi zërit të tyre", shkruan Basha.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idrizi: 28/02/2024 20:35

    Hahaha,Luli,Luli Basha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?