Lulzim Basha në Lekaj të Rrogozhinës

Basha takon fermerët në Lekaj të Rrogozhinës: Luftojnë me mish e shpirt për të mbijetuar (FOTO)

27 Maj 2020, 17:43| Përditesimi: 27 Maj 2020, 17:48

  • Share

Kryetari i PD-së ka vizituar ditën e sotme fermerët në fshatin Lekaj të Rrogozhinës, ku është njohur me problemet e tyre.

Sipas tij,  mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës dhe favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor, ku fermerët luftojnë me mbijetesën.

Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.

Basha është shprehur se në Lekaj, takoi fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.

"Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës. Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe", tha Basha.

Ai theksoi se dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.

Komento

Komente

  • O tej: 27/05/2020 19:32

    Sharlatani hajduti vrasesi Bashe

    Përgjigju
  • Peqini: 27/05/2020 18:23

    Ju kepu barku miliardierit dhe hajdutit Bashe per bujqit.... me vile be Hollane me vile 1 miliardeshe ne Farke ne dy kate spartanent ne Tirane me vile ne Qerret me llogari 2 miliard lekesh ne banke... vetem ne rrugen e Kombit vodhi 220 milion euro... ja ky eshte batakciu qe ju qan hallin fshatareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?