Basha takon ambasadorin italian: Do forcojmë bashkëpunimin kur të vijmë në pushtet

13 Shkurt 2020, 21:32| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 21:37

  • Share

Forcimi i bashkëpunimit, integrimi europian, rritja e investimeve dhe lufta ndaj krimit të organizuar ishte fokusi i takimit mes kreut të PD-së, Luzlim Basha dhe ambasadorit Italian, Fabrizio Bucci.

Basha konfirmoi miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve, ndërsa theksoi, sipas njoftim të PD, se Italia është një nga partnerët strategjikë për Shqipërinë.

Kreu i PD-së, Basha është shprehur se do të punojë për forcimin e marrëdhënieve me Italinë, si në opozitë edhe kur të vijë në pushtet.

'I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit' , shkruhet në njoftimin e PD.

Ambasadori italian Fabrizio Bucci, gjatë ditës së enjte, ka zhvilluar takime dhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?