Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

18 Prill, 19:56| Përditesimi: 18 Prill, 19:58

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.

Në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë. 

"Kryetari i PD,  shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili  ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.    Sot institucioni i vetem që ka kopetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë. Prandaj, Partia Demokratike  është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë.

Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë. Sa i përket reformës zgjedhore, zoti Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës", thuhet në njoftimin e PD mbi takimin e Bashës.

"Detyra e politikës, -  tha Basha,  është t'u japë mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan ti përfaqësojnë ne Parlament.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?