Lulzim Basha dhe Enver Hoxhaj

Basha takohet me deputetin e PDK-së në Prishtinë! Hoxhaj: Një nip Kosove në Kosovë

22 Tetor 2022, 15:20| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 15:37

  • Share

Ditën e sotme, ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar në Prishtinë me deputetin e PDK-së Enver Hoxhaj.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në Prishtinë, ndërsa ka thënë se bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.

“Një nip Kosove në Kosovë!  Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.”, shkruan deputeti

Hoxhaj në  Facebook.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?