Basha takohet me kreun e PDK-së: Dialogu me Serbinë, të mbyllet me njohjen e ndërsjellë! Krasniqi: Të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

11 Shkurt 2022, 11:06| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 11:29

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Kryedemokrati Basha tha se qëndron në të njëjtin pozicion për objektivin e dialogut me Serbinë; njohja e ndërsjellët e shteteve. Sipas Bashës ky është shans i mirë për të shtyrë para këtë dialog dhe për të parandaluar pengesat. Po ashtu kreu i PD-së, duke përmendur faktin se Shqipëria është anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit, tha se vendi ynë duhet të shtyjë para një çdo aspekt çështjen e Kosovës.

'Përgëzova PD e Kosovës për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës, si një opozitë konstrukti e në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Folëm për zhvillimet e fundit, për dialogun mes qeverinë dhe Kosovës, ku PD qëndron në të njëjtin pozicion për objektivin e dialogut; njohja e ndërsjellët e shteteve. Ky është shans i mirë për të shtyrë para këtë dialog dhe për të parandaluar pengesat. Është barrë e madhe njohja e pavarësisë nga të gjitha vendet anëtare të BE. Do të shmangej çdo skenar që kërcënon Ballkanin, si në Bosnjë Hercegovinën. Lufta kundër korrupsionit janë prioritetit dhe shërbimi më i mirë që i bëjmë vendeve tona. Shqipëria ka detyrë të përhershme, por në momentin aktual si anëtare e Këshillit të Sigurimit, të shtyjë para çdo aspekt që ka të bëjë me qytetarët e Kosovës dhe njohjen e saj. Këtu nuk do të resht së shtyri nga opozita, por nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria t’i japë gjithçka që mundet Kosovës, në mënyrë që institucionet atje dhe qytetarët të kenë benefite dhe produktivitet mes dy vendeve. Në këtë kuadër besoj se është një shenj e mirë, se është koha për të mos shmangur, por për të mbajtur mbi supe barrën e përgjegjësisë në politike.’- tha Basha.

Nga ana tjetër kreu i PDK-së, Memli Krasniqi përsëriti po ashtu domosdoshmërisë për bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

‘Është një kënaqësi që të takoj Bashën, si dy udhëheqës, që i përkasin boshtit të njëjtë ideologjik të qendrës së djathtë. Diskutuam në detaje për tema me brenga të përbashkëta. Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë të rrisin koordinimin institucional. Pavarësisht sa jemi në qeveria apo opozitë ne bashkëpunimin e kemi të padiskutueshëm.’- tha Krasniqi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?