Politikë

Basha takim në një fasoneri në Durrës: Do ulim taksat, çmimin e energjisë dhe karburantit! Shtetin do ta keni aleat, jo kaçak

13 Prill 2021, 20:18| Përditesimi: 13 Prill 2021, 20:19

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me punonjëset e një fasonerie në Durrës, ku tregoi planin që Partia Demokratike ka për rindërtimin, rritjen e punësimit dhe pagës minimale.

Basha tha se paga minimale nuk rritet me akt normativ, por duke i ulur sipërmarrjes taksat, çmimet e naftës dhe energjisë.

“Anëtarësimi në këtë të fundit do e ndihmojë Shqipërinë në çdo sektor, dhe rritja ekonomike është një nga arsyet se përse duhet të futesh në BE. Në ambientet e mbyllura, përhapja e virusit përbënte një rrezik të madh. I kam kërkuar qeverisë t’u japë pagat dhe ju të shkonit në shtëpi, a ta nuk e bënë dhe një javë më pas u bë infektimi masiv në Krujë e Fushë-Krujë. Ata nuk e bënë, jo vetëm me fasoneritë, por në çdo sektor. Pasi dëgjoi dekretin tonë tha do të rrisim pagat dhe i bëri 300 mijë. Jemi mësuar në fushata që ofrohet hëna.

Mali Zi, Maqedonia e kanë taksën 9%, ne e kemi 15% aktualisht. Ndërsa pas 25 prillit do e bëjmë 9%. Ajo që do i kërkojmë sipërmarrjes është që në shkëmbim të një klime të re biznesi, do i kërkojmë që fitimi të ndahet. Në këtë moment sipërmarrësi e ka të mundur sepse i është ulur çmimi i energjisë, i naftës. E ka shtetin jo një kaçak që i del përpara, por e ka një aleat”, u shpreh Basha.


Lajmi kryesor:

Basha në Kavajë premton ‘statusin e gazetarit’: Sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias! Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?