Basha takim me operatorët turistike në Vlorë: Plan për të ndihmuar këtë sektor, qeveria të japë kuponë 100 eurosh për qytetarët

13 Qershor 2020, 17:25| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 17:26

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot në Vlorë me operatorët turistik të cilëve iu shprehu mbështetjen për shkak se sipas tij ata janë goditur nga kriza e ardhur për shkak të koronavirusit. Basha thotë se Ramavirusi duhet të ndjekë të paktën shembullin e Maqedonisë së Veriut që i ka dhuruar kupona me vlerën 100 euro për t'i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike.

Në takimin me operatorët turistike basha thotë 'se nuk u premton atyre të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin'.

Sakaq kreu i PD bën thirrje se për potencialin që ka turizmi duhet trajtuar me prioritet. Ndër të tjera Basha deklaron se PD-ja është 'duke hartuar një plan i cili do të konsultohet më pas me operatorët turistikë për të arritur në një produkt që ta ndihmojë këtë sektor, zhvillojë dhe njëkohësisht të rrisë punësimin me paga dinjitoze'.

Komento

Komente

  • Eri: 13/06/2020 17:47

    Basha flet si kodra mbas bregut kur ishit qeveri ju PD nuk demshperblyet permbyturit e Shkodres nga Fierza,se nuk kishit leke,tani opozitë jo jepi nga 100€ jo jepi euro ktyre jo atyre, kur Edi Rama na i ka dhen pagat e luftes cent m cent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?