Politikë

Basha takim me demokratët në qarkun Durrës: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime! S'ka bashkëpunim me autorin e masakrës

5 Qershor 2021, 11:57| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 12:33

  • Share

Kreu në detyrë i Partisë Demokratik dhe njëkohësisht kandidat për kreun PD-së, thotë se nuk do t’i njohin si legjitime zgjedhjet e 25 prillit. Basha sakaq është treguar sërish i prerë sa i përket një bashkëpunimi me Ramën, teksa nënvizon se kryetari i PD-së hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre. Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me demokratët në qarkun e Durrësit.

‘Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.’- u shpreh Basha.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në PD, Basha: Nuk e njoh 25 prillin! Harxhi: Shqetësimi i anëtarësisë vendimet e kryetarit! Shehaj: Në drejtimin tim s'ka marrëveshje me Ramën


M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 06/06/2021 04:54

    Ti bere masakren e 21 janarit qe vrave 4 kryetare familje dhe jeton akoma e nuk ke shkuar perpara drejtesise. Pergjigje per kete masaker e pastaj thuaj nese 25 prilli ishte masaker apo jo. Vendi juaj eshte vetem biruca dhe atje mund te zgjidhesh kryetare haleje

    Përgjigju
  • Cubi: 05/06/2021 14:43

    Ti mos I njoh se e dime sesht hera e pare. Se cesht e dreja ti ke fituar shum deri sa ka ardh CUBI I gjate,po megjithate ben mire te rrsh prap ne krye te shqupit dhe tja lehtesosh punen qe ta kete te sigurt deri ne vitin 2033.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?