Politikë

Basha takim me banorët e Unazës së Re: Do të anulojmë projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve (VIDEO)

4 Prill 2021, 09:44| Përditesimi: 4 Prill 2021, 10:39

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e Unazës së Re. Banorët u ankuan tek Basha për projektin që parashikon devijimin e Lumit “Lana” dhe kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vij në qeverisje. 

“Banorët janë pro projektit, por kundër devijimit. Ky devijim nuk duhet të ndodhi kryetar. Nesër ne qeveri j ‘ua kërkojmë në emër të banorëve të ushtoni autoritetin tuaj, ta anuloni projektin e devijimit të shtratit lumi “Lana”.” – u shpreh një nga banorët. 

Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anuloj të projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve. 

“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria.” – tha Basha.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 04/04/2021 17:14

    Të ndalosh “grabitjen” e pronave të grabituara nga dygishtakët e PD-së do të thotë të grabitësh të ardhmen e Shqipërisë 2 herë! Me pak fjalë një premtim i zakonshëm i një hajduti serial si Basha!

    Përgjigju
  • robi: 04/04/2021 13:53

    Po Edhjet Epshurr barkderr brahimkarin qe bllokoi unazen nje vit per te levizur qytetaret bashke me Klevis krricin e Faros i ke ftuar sot ne miting

    Përgjigju
  • Darvini: 04/04/2021 12:27

    Po Sh mirë,le të bëjnë një Shtrat konstant në gjerësi e të aksesueshëm nga biçikletat e Këmbësorët në gjatësi, në shërbim të komunitetit!..Apo t'a lënë ashtu të përdhunuar e plot me shurrë e plerha nga Okupatorët Egoiste e Primitive!

    Përgjigju
  • Lul Pinoku: 04/04/2021 12:21

    Si Mbi&nën Kalimi të rrethrrotullimi i Zogut të Zi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?