Vizita në Kosovë, Basha: Kur të bëhem kryeministër do të heq tarifën në Rrugën e Kombit (VIDEO)

20 Korrik 2020, 08:15| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 16:23

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë pas ftesës nga kryeministri Avdullah Hoti. Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës, i shoqëruar nga Edi Paloka, nënkryetar i PD-së. Sot ai do të zhvillojë një takim me Hotin, më pas me presidentin  e Kosovës Hashim Thaçin, si edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin e Ramush Haradinajn. Ndërsa nesër, Basha do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Axhenda e plotë e Lulzim Bashës në Kosovë:
Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
Ora 17.00 - Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën 
Ora 17:45 - Takim me drejtuesit e LDK-së       
Ora 18:30 - Takim me drejtuesit e PDK-së

Ora 19:58
Basha takim me Haradinajn: Në dialogun Kosovë-Serbi i domosdoshëm koordinimi mes SHBA dhe BE

Basha gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj. Basha tha se gjatë bisedës vëllazërore shkëmbyen ide dhe mendime në lidhje me situatën që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova. Temë e diskutimit të tyre ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, që sipas Bashës është i domosdoshëm koordinimi mes partnerëve strategjikë SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

"Diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim se tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshme dhe e padiskutueshme. Ndamë mendime të vyera për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që duhet dhe mund të japë Shqipëria në këtë proces, por në asnjë rast ajo nuk mund dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës. Folëm për sfidat ekonomike që kanë përpara të dy vendet tona, për projekte të përbashkëta që do t'i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Folëm konkretisht për disa projekte mes të cilave edhe ato që mundësojnë akses konkret, dhe jo në letër të Kosovës në portet shqiptare.  Në këto ditë të vështira për ekonominë dhe turizmin shqiptar, janë qytetarët e Kosovës që po ndihmojnë operatorët turistikë, dhe po i japin sado pak frymëmarrje ekonomisë dhe ndjehem i keqardhur që në këto ditë të vështira edhe për ta, u duhet të paguajnë tarifën në Rrugën e Kombit. Përsërita zotimin time se kjo rrugë që i afron shqiptarët nuk mund dhe nuk do t'i pengojë më tarifa të lëvizin lirisht në të dy anët e kufirit", tha Basha.

Ora 19:14
Basha takim me Limajn: Mbështetje të vendimeve të institucioneve të Kosovës, gatishmëri nga PD-ja

Gjatë vizitës në Kosovë, Basha zhvilloi një takim edhe me kryetarin e partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limajn. Ai tha se rikonfirmon qëndrimin dhe gatishmërinë e tij personale dhe të PD-së për të qëndruar në dispozicion e në mbështetje të vendimeve të institucioneve dhe të forcave politike të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale.

"Gjithmonë kënaqësi të kem mundësinë të takohem me Fatmir Limaj, një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e, më pas, e ka vazhduar sakrificën e tij personale duke qenë i pari në kalvarin e atyre, që lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u është dashur ta mbrojnë edhe pas përfundimit të luftës, edhe pas shpalljes së pavarësisë. Vizita ime te kryetari i Nismës nuk është thjesht dhe vetëm në kuadrin e takimeve me kryetarët e partive politike në Kosovë, por është dhe rikthim tek një mik, tek i cili, shpeshherë, gjej jo vetëm këshillën, por dhe interpretim të qartë të realitetit politik në Kosovë, por dhe të zhvillimeve politike në hapësirën mbarëshqiptare, por dhe frymëzimin për të cilin të gjithë kemi nevojë dhe i cili buron nga instikti i brendshëm i dikujt që, gjithmonë interesat e vendit interesat e popullit, interesat kombëtarë i ka vënë mbi interesat personale.  Ndaj dua ta falenderoj për bisedën e sotme dhe të rikonfirmoj qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike dhe timin personal për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të vendimeve të institucioneve, por dhe të forcave politike të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale, të cilat jam i sigurt që, mbështetur në përvojën e akumuluar ndër vite, do të dinë t'i përballin me mençuri, me maturi dhe me vendosmëri. Me këtë dua të them se do të kenë sot dhe nesër përkrahjen time, të Partisë Demokratike dhe të gjithë autoriteteve shtetërore të Shqipërisë në të ardhmen. Ju faleminderit!", tha Basha.

Ora 17:29
Basha takim me Kurtin në Kosovë: Bashkëpunim mes dy vendeve, projekte e nisma konkrete, jo ide që mbeten në letër

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Lulzim Basha ka zhvilluar edhe një takim me  kryetarin e VV Albin Kurti, ku sipas tij, u diskutua për zhvillimet e rëndësishme ekonomike, politike dhe rajonale. Basha theksoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë përpjekjet dhe të ndërmarrin nisma të përbashkëta, për sa i përket përballjes së situatës së COVID-19. Kreu i PD-së tha se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit mes dy vendeve, projekte dhe nisma konkrete, dhe jo ide që mbeten në letër.

"U ndalëm gjerësisht në bisedën tonë tek situata ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të koordinojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim nisma të përbashkëta, për sa i përket përballjes në aspektin shëndetësor të COVID-19, por edhe për situatën ekonomike, e cila ka sjellë probleme të shumta. Me fokus të veçantë nënvizuam rëndësinë e hapave që duhen ndërmarrë për të ndalur largimin e dhimbshëm të të rinjve, e për t'u krijuar atyre mundësi të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri e Kosovë. Ndamë të njëjtin mendim, se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit mes dy vendeve, projekte dhe nisma konkrete, dhe jo ide që mbeten në letër. E sigurova zotin Kurti, se unë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, sot në opozitë dhe nesër në drejtim të vendit, do të jemi në krah të Kosovës, dhe maksimalisht të angazhuar për t'i ofruar çdo ndihmë, dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të saj. Theksova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe arritjen e një marrëveshjeje që do të çojë në njohjen respektive, mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë", tha Basha.

Ora 16:19
Basha: Dialogu, rruga e vetme për të ecur para! Osmani: PD një zë i çmuar kundër ndryshimit të kufijve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetaren e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani , që më pas u shoqërua me një konferencë të përbashkët për shtyp. Basha tha se dialogu dhe vazhdimi i tij është e vetmja rrugë për të ecur para dhe në fund të arrihet rezultati i njohjes reciproke të Kosovës si shtet i pavarur. Basha gjithashtu ftoi shtetasi e Kosovës që të kalojën pushimet në bregdetin shqiptar dhe se çmimet dhe mikpritja janë një arsye pse duhet të vijnë në Shqipëri.

"Ky takim është një kënaqësi për mua. Procesi i dialogut është i rëndësishëm, për mua dhe PD mbështetja totale e institucioneve të Kosovë dhe forca politike është orientimi dhe parimi i qëndrimeve tona. Dialogu ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara deri në njohjen reciproke të pavarësisë së Kosovës. Ajo që është e rëndësishme është se siç jemi bashkë në gëzime të jemi bashkë dhe në sfida. Ndihma më e mirë  që Shqipëria duhet të jap është mbështetja në investimet dhe projektet e mëdha dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës. Ftoj kosovarët ti drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë, që janë dhe plazhet e tyre. Sigurisht pandemia ka ndikuar në këtë sektor, mikpritja dhe çmimet janë një arsye që të afroheni dhe jo të largoheni", tha Basha.

Nga ana e saj Vjosa Osmani u shpreh se Basha dhe PD janë një zë i çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh dhe se çdokush në Shqipëri duhet të flasë me zë po kaq të qartë.  

"Kënaqësi të pres zotin Basha në shtëpinë e tij të dytë në Prishtinë. Patëm një diskutim të mirë për sukseset që kemi arritur në të kaluarën dhe si mund ta rrisim bashkëpunimin tani.  Është e nevojshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka shumë hapësirë ku mund të përmirësojmë raportet tona biletarale, veçanërisht në aspektin ndërkombëtar.   Një bashkërendim në politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë ka patur gjithnjë sukses, kur ai ka qenë i sinqertë dhe ka qenë në linjë të plotë me interesin e shtetit dhe qytetarëve tanë.  Falenderova zotin Basha për zërin e çmuar tijin dhe të PD kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë më zë po kaq të qartë sa të Bashës.  Idetë për ndryshim kufijsh shkojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës dhe kundër investimit ndërkombëtar që Kosova të jetë shtet i suksesshëm në kufijtë e saj aktualë si shtet sovran", u shpreh Osmani.

Ora 14:22
Basha: Kënaqësi që takova dy her brenda pak ditëve Hotin, jam nip Kosove

Pas përfundimit të takimit me kryemninistrin e Kosovës kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se për të është kënaqësi që takoi dy herë brenda pak ditësh Hotin, i cili sipas tij ka ndihmuar shumë qytetarët në kohën e pandemisë. Basha thotë se për të Kosova është e veçantë, pasi përveç se ka punuar për disa vite atje është edhe nip në shtetin tjetër shqiptar.

"Kënaqësi dhe vlerësim i veçantë të takohem dy herë brenda pak ditëve me Kryeministrin e Kosovës, për më tepër në momentet kur Kosova po përjeton zhvillime të rëndësishme.

Si nip i Kosovës, Qytetar Nderi i Prishtinës, por edhe për shkak se kam punuar për shumë vite në këtë vend, është gjithmonë kënaqësi të rikthehem në Prishtinë.

Situata e rënduar e shkaktuar nga COVID-19, është emergjente për të dy vendet. Është e rëndësishme që situata të vendoset nën kontroll sa më shpejt, dhe për këtë Kryeministri i Kosovës më njohu me masat e fundit për decentralizimin e testimeve për COVID-19.

Përgëzova zotin Hoti për ndihmën ekonomike që qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve të saj, duke qenë vend lider në rajon për mbështetjen e ofruar ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Gjatë bisedës i shpreha Kryeministrit Hoti, vlerësimin për kontributin dhe vendimmarrjen për procesin e dialogut me Serbinë. Lidership-i i Kosovës, me këtë vendim ka treguar largpamësi, forcë dhe kohezion.
Ky dialog duhet të ketë si përfundim njohjen reciproke të Kosovës. Unë dhe PD do të ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë, dhe jemi gati të kontribuojmë aty ku lidership-i i Kosovës mendon se është i nevojshëm.
Ashtu siç kemi bashkëpunuar për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit, për të garantuar arritjen e objektivave të qytetarëve të Kosovës, duke nisur me liberalizimin e vizave, proces të cilin ne e kurorëzuam me sukses në vitin 2010, anëtarësimin në OKB, NATO dhe avancimin në procesin e integrimit në BE.

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në fjalë dhe në letra. Ai duhet konkretizuar me vepra. Dhe një nga vendimet e mia të para si Kryeministër i Shqipërisë do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit dhe rivënia e saj pa asnjë ndalesë në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së të dy vendeve.

Shqipëria dhe Kosova kanë potenciale të shumta për bashkëpunim mes dy vendeve, dhe ne duhet të punojmë fort që rinia e Shqipërisë dhe Kosovës të mos largohen, por të jetojnë e punojnë në vendin e tyre,"-shkruan Basha në 'facebook'.

Ora 13:58
'Nuk mbahet maska ashtu o qyq', Braçe ironi me Bashën: Boll pe hundën tënde


Erion Braçe ka bërë ironi me kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili sot dhe nesër do jetë në Kosovë për vizitë zyrtare dhe që është detyruar të mbajë maskë për COVID-19, pasi Kosova e ka detyrim diçka të tillë edhe në ambient të hapur.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Braçe thotë se Basha nuk di të vë as maskën dhe kjo pasi në Shqipëri nuk e mban edhe kur ndodhet në një dhomë të vogël.

Komenti i Erion Braçes:  

NUK MBAHET MASKA KESHTU OR QYQ! BOLL PE HUNDEN TENDE!

E shihni, ky qe ju flet per Coronavirusin, qe shan e mallkon cdo dite, qe ben mjekun-infeksionistin, epidemiologun etj, qe ben shpetimtarin e qe uleret cdo dite beni si them une e beni si bej une, NUK DI TE VENDOS AS MASKEN NE SURRATIN E TIJ!

Pra, mire qe duhet te shkonte ne Kosove qe te vinte maske sepse ketu as ne ambjente te vogla sa nje dhome nuk e vinte, por ky nuk di as si ta vendose masken! 

Ky do ju mbroje, ky do ju shpetoje! Deri tani gjithkush ka thene per te se SHEH VEC HUNDEN E TIJ! 

Ja ku e keni, vec hunden e tij pa, ndaj ai e kish hunden jashte e kryeministri i Kosoves brenda maskes!

Ora 13:56
Basha takohet me Thaçin, presidenti i Kosovës: Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e shtetit tonë

Pas takimit me kreun e PD-së në Shqipëri Lulzim Bashën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shprehu mirënjohjen për kontributin që ai ka dhënë në njohjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare në kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Thaçi thotë se ndër të tjera me Bashën biseduan për situatën në Shqipëri dhe Kosovë. Më konkretisht ai është shprehur:

"Sot ishte një kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim të vjetër, ish-Ministrin e Jashtëm, kryetarin e Tiranës edhe tani kryetarin e Opozitës në Shqipërisë, Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Basha, të cilin e falenderoj për kontributin e tij për lirinë edhe pavarësinë e Kosovës, por edhe për procesin e konsoldimit të shtetit të Kosvës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat të ndryshme ndërkombëtare, ku roli i zotit Basha si Ministër i Jashtëm ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ka qenë një kontribut shumë frytdhënës. Për këtë i jam shumë shumë mirnjohës! Sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë në Shqipëri për mundësitë e bashkëpunimit edhe më të mirë, një bashkëpunim vllazëror mes instuticioneve tona edhe njerëzëve tonë.

Destinacioni edhe i Kosovës është që të jemi pjesë sa më shpejt e NATO-s edhe e Bashkimit Europian. Mendoj se çdo përvojë pozitive nga Shqipëria dhe përvoja personale e kontributit të zotit Basha në këtë proces, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, është i rëndësishëm për ne si institucionet e vendit dhe besoj se këto përvoja veç i kam diskutuar edhe në takim me kryeministrin Hoti, por edhe me liderët e tjerë partiakë. Natyrisht, është e rëndësishme që të vazhdohet që të kemi një konsensus sa më të gjerë në angazhimet për perspektivë europiane për hapat konkretë, në veçanti e thashë për liberalizimin e vizave dhe aktet e dialogut. Diskutuam edhe për dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Për ne, është me rëndësi jetike që të kemi një koordinim, e para mes spektrit politik në Kosovë, një konsensus sa më të gjerë, sa më përfshirës, në mënyrë që të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, politike, partive, institucioneve. Gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur, ndërsa gjithashtu është jetike për ne dhe faktorin ndërkombëtar të jetë i koordinuar së pari Bashkimi Europian, por edhe një koordinim i ngushtë mes Ëashington-it dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i sigurtë, i besueshëm, pastaj edhe i pranueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik, se në aspektin teknik e kemi diskutuar tani e 9 vite, 2011-2018, por të përmbyllet me njohje reciproke sa më të shpejtë që është e mundur. Edhe një herë i nderuar zoti Basha, faleminderit për ardhjen tuaj, vizitën tuaj në shtëpinë tonë, ju faleminderit shumë!"-u shpreh Thaçi.

Ndërkohë pas takimit me Thaçin, Lulzim Basha ka deklaruar se bashkërendimi do ta fuqizojë dhe do ta përshpejtojë procesin e dialogut me syninim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

"Faleminderit zoti President! Është gjithmonë një kënaqësi të takohemi. Ju falenderoj për mundësinë për të shkëmbyer informacion dhe mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në Shqipëri dhe hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final njohjen reciproke. I shpreh mbështetjen time presidentit Thaçi për qëndrimet konsekuente të tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut, në mbështetje të kohezionit të gjithë forcave politike në Kosovë. Është pikëpamja ime dhe e Partisë Demokratike se bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosoven në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu,  si parti e orientimit Euroatlantik,  kam theksuar  bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Bashkimit Europian, ka qenë  dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar  dhe perspektivën Europiane  dhe Euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojne këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë  do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me syninim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Shpreha mbështetjen totale timen dhe te Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikës në Kosovë, në vevcanti për ata që kanë sakrifikuar këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për presidentin Thaçi dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ju Faleminderit!"-deklaroi Basha.

Ora 11:47
Basha në Kosovë: Kur të vij në pushtet do të heq tarifën në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Lulzim Basha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hoti kanë zhvilluar një konferencë për mediat. Kryetari i PD-së premtoi se nëse vjen në pushtet një ndër vendim e para që do të marrë do të jetë heqja e tarifës së Rrugës së Kombit.

"Një ndër vendimet e para që do të marrë si kryeministër do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Një vendim i padrejtë që rrënon në ekonomi dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik. Vizita ime është paksa e vonuar, por vij pas një ftese të kryeministrit Hoti, por edhe presidentit Thaçi, Osmanit dhe krerëve të partive politike në Kosovë" tha ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 21/07/2020 23:34

    i mor pler ti nuk do bohesh as nji her kryeminister

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 21/07/2020 20:46

    Edhe ne tirane pati premtuar pos tramvajit edhe anije e sapo ristani e bani kryetar ja futi gjume, kurse ne kosove pos ata qe kembet Kane ne kosove e koken ne beligrad askush tjeter nuk i beson,per me teper e urrejne sa millosheviqin e sa kshilltarin special per siguri kombetare serbin fazlliq,itr vetmit qe i besojne dhe lusin zotin qe tmos vdesin pa e pare serbine deri ne Durres jane serbia dhe keta horra qe i shkojne pas si ato mizat pas kalit.

    Përgjigju
  • Ida: 21/07/2020 11:00

    O zot cfare politikansh kemi si ne shqiperi e kosove , Basha shpall veten kryeminister politikanet kosovar e presin si kryeminister jo si nje krytar partie jashte parlamenti ,nje kryetar partie hajdut vrases.Thirrni mendjes o popull

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2020 03:24

    Taksa e rruges nuk duhet hequr ,vetem modifikuar e sa per avazin e z.Basha:<<kur te behem kryeminister ...>>,me kujton fabulen e La Fontenit per nje grua qe doli ne treg te shiste veze e filloi te kishte ca plane e enderra qe ne fund u thyen bashke me vezet.Kush e ka lexuar Cajupin mund ti kujtohet dhe mund te beje krahasimin mes shiteses te vezeve dhe z.Basha.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 21/07/2020 01:40

    O Krrici I vogel I Rames Rama nuk mban maske

    Përgjigju
  • dada: 20/07/2020 21:00

    I be qe me heqjen e takses ta pahuaj une qe nuk kaloj asnjere ne ate rruge .kosovaret vijne per qef ne plazhim tone. nuk ke per ti marre votat me kete qe thua Badha.

    Përgjigju
  • Tyryry, Tyryry, 7 x 7 s'bejne 42: 20/07/2020 18:17

    Me pak fjale, s'do hiqet ndonjehere!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 20/07/2020 17:57

    Basha do behet Kryeminister me 36 Gusht kur te piqen rrushte dhe kur te rruj me brisk gjithe bo... t e Tirones

    Përgjigju
  • Kosova: 20/07/2020 17:55

    Kur tebehet Karminister Basha do te bekoj ket temin

    Përgjigju
  • O tej: 20/07/2020 17:53

    Gamori a din me vu hundeze?

    Përgjigju
  • Vicidoli: 20/07/2020 17:52

    Kryminister i Shqipnis di bahet I madhi te medhenjve Flamur Magjsat Noka

    Përgjigju
  • Haha: 20/07/2020 17:50

    Basha nje mutsihane qeka nip Kosove.

    Përgjigju
  • Martini: 20/07/2020 16:30

    PD dhe ky kane rjepur popullin dhe shtetin shqiptar me vite kurse tani ky dhe PD pretendojne te shpetojne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Ema: 20/07/2020 15:53

    Ti je turpi i kombit plera e PD dhe un kur te hipi ty do te var te parin

    Përgjigju
  • mond: 20/07/2020 15:49

    Kudo ku shkon te njejtin premtim,....do heq ate, do heq kete.... dhe te gjitha diten e pare do ti beje, sa i besueshem mund te jete ????

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 20/07/2020 15:49

    Ik ore idiot .kush te ve ty kryeministr. Budalla ti sdi tabelen e shumezimit

    Përgjigju
  • O NJERËZ KAFSH: 20/07/2020 15:41

    PO TI MOR NJERI KAFSH QË SHAN ERJONIN A E DIGJON SE ÇFAR FLET LYLI JOT MOR IDJOT. DO ULI TAKSAT SDO PAGUHET TAKSAE AUTOSTRADËS ME NJË FJAL DO JA FALI LEKËT LOQEVARVE DO NGREJ ROGAT ME NJË FJAL DO TA BOJ DETIN KOS E PASTSJ DO JA FALI GREKVE JEVGJIT. A KE TRU TI O NJERI A E DIGJON KTË IDJOTIN LYL O NJERI DYRDYL QË QEKE MË KEQ SE LYLI O NJERI BRYLI. SI ÇEKU BARDH QË TA DHA PARTIA PD KAK NË FILLIM TË DEMOKRACIS A I MJERI TI DHE KE BYTH E KOMENTON O NJERI BYTH MOLINGON.

    Përgjigju
  • dulja: 20/07/2020 15:37

    pse do beheshe kryeminister TIIII ,legene hajdute si gjithe te tjeret

    Përgjigju
  • Beni: 20/07/2020 15:25

    Dashnori argites do te na behet kryetar,,po kete nuk e vendos saliu mor debil por populli....

    Përgjigju
  • Turi: 20/07/2020 15:20

    Kamarier mund te behesh por kryeminister kurre,,,,nuk ta jep voten populli ty mor zagar i saliut,,,ke vjedhur miliona ne rrugen e kukesit dhe e ke dosjen ne prokurori,,ke vrare 4 veta ne bulevard ne 2011,,dhe ke shitur detin tek greket bashke me saliun...

    Përgjigju
  • O njerëz: 20/07/2020 14:43

    Po flet Erion morri, o njerëz. A sju bezdis fakti që ka zënë rrënjë në parlament ky b*th miza? Ça vlerash ka ky çerr për kombin tonë?

    Përgjigju
    • WTF: 20/07/2020 15:07

      Ky ka me shume vlera se sa ti qe ofendon njerezit pa lidhje, sikur gjatesia te jete atribut i zgjuarsise. Sic duket nga mendja qe paske, ata priderit e tu paskan deshtuar ne edukimin tend, gjynah!

  • Besnik Hasanaj: 20/07/2020 14:35

    kur ky tipi të bohet kryeministër do vrasi veten

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 20/07/2020 13:20

    Kur te behet deti kos me luget e florinjta qe do na jap ky legen do kam qe do shkepemi. Ky eshte si ajo fjala urte popullore ,peshku ne det tigani ne zjarr. Si do vdes e sdo behet pak KM ky mor jahu. Do ti ngel pishman te shkretit

    Përgjigju
  • Mala: 20/07/2020 12:58

    JO ore ti nipqe!Ti e ke pas cmimin 8euro,Rame e solli ne 5 euro!!Po ti si te duesh thuaje,se asnjehere nuk do perjetosh me te rikthesh kaosin dhe krimin mbi shqiptaret dhe S qhiperine.Dajes Adem Jashri,ia pate hudh bustin ne hedhurina,me vone u mundove ta korigjosh veten dhe kur u vendos shtatorja the:Mire se vjen Daje!Ti i tille je ende i "pa maruem"sic thuhet te dajte e tu.

    Përgjigju
  • meri: 20/07/2020 12:36

    Ti,do te behesh Krueminister,kur te hipi derri ne fik...Meso se si vendoset maska...,shiko K.M e Kosoves.

    Përgjigju
  • LORA: 20/07/2020 12:12

    ,,,,kur t'i bien bolet dashit!!!!!

    Përgjigju
  • WTF: 20/07/2020 12:08

    Degjoni o njerez sa i paafte eshte, do heqi taksen qe miremban rrugen thote. I bie qe ato para qe firma ka harxhuar deri tani per te mbaruar rrugen plus arbitrazhin do e paguaj Basha me leket e taksave te Shqiptareve dhe pasi te beje kete do te mirembaje rrugen vete duke harxhuar akoma me shume nga taksat tona ne vend qe te harxhoje parate e atyre qe perdorin rrugen.

    Përgjigju
  • Lida: 20/07/2020 12:08

    O stafi po pse si vendosni komentetp, apo keni frik nga luli kur te behet kryeminister

    Përgjigju
  • LIDA: 20/07/2020 12:03

    Me çfare rasti or Luli ke vendosur tu kthesh shqiptareve leket qe u vodhe kur ishe minister????Po mos harro te burgoswsh edhe ata qe vran 4 te pafashem ne bulevard kur ti ishe perseri minister.Mezi po pres te te shpallin ty kryeminister se veç me ty bejm hajer ne,se ky popull kryeminister te till do hajdut e vrases

    Përgjigju
    • YYY: 20/07/2020 14:29

      Edhe pak tradhetar, marreveshja e detit.

  • Vlora: 20/07/2020 11:54

    Me mire thuaj qe do ngelet trau perjete se ti kryeminister vetem po u bere ne enderr.

    Përgjigju
  • neri: 20/07/2020 11:41

    Kesaj i thone fshati digjet kurva krihe..... Ku ka bythe Luli te ballafaqohet, e ka te qarte se ja nxori vidjon Rudina Hajdari me ze e figure ku kerkon lista te hapura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?