Mjeku i QSUT-së futet në karantinë: Vizitova 3 të dyshuar me koronavirus pa veshjen speciale

11 Mars 2020, 17:49| Përditesimi: 11 Mars 2020, 18:00

  • Share

Gjatë konferencës Lulzim Basha ka sjellë edhe dëshminë e një mjeku te Urgjenca e QSUT-së. Mjeku Ilir Allkja shprehet se vizitoi pa mjete mbrojtëse 3 të dyshuar me koronavirus, ndërsa është vetëkarantinuar. Mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja ka një thirrje për qeverinë, "veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë".

"Unë quhem Ilir Allkja, jam mjek në Urgjencën paraspitalore të QSUT-së. Unë me kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës ndaj epidemisë COVID-19 që ka shpërthyer në Shqipëri dhe po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetët njerëzore.

Unë sot personalisht jam i vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19, pa veshjen speciale. Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore po na dërgon raste të cilat na i paraqesin si neurologjike apo gastronetorologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje, raste që janë të  dyshuara me COVID 19.

Ne kemi shkuar në këto raste të mbrojtur nga një maskë e thjeshtë kirurgjike, ndërkohë që duhej me doemos të shkonim me veshje të posaçme.

Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore si dhe për drejtorin e saj z.Skëndër Brataj: Jini më të kujdesshëm në pyetjen e personave që kërkojnë ndihmë nga numri 127. Kërkoni nëse ata (personat) kanë temperaturë, nëse kanë simptoma respiratorë, nëse kanë lidhje me njerëz të infektuar apo persona që kanë udhëtuar.

Ne duhet të punojmë të gjithë me mençuri që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps nga pakujdesia apo papërgjegjshmëria. Ne po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari. Ju duhet të kurseni jetën e çdo mjeku apo infermieri. Ju na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar! Veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë" tha mjeku.

Ndërsa Basha theksoi se "Në Durrës katër mjekë janë në vetëkarantinë, pasi pacientja që ndërroi jetë nuk u kontrollua në kohë. Fondet aktuale janë të pamjaftueshme. Nuk duhet vepruar si me tërmetin që duke mos prekur paratë e oligarkëve, familjet janë akoma në çadra. Prandaj kam kërkuar prej 23 shkurtit marrjen e masave me sektorin shëndetësor. Nuk  mund të fshihet pas maskave dhe fytyrave të skaduara. 120 njësi janë pak, pse të mos ketë 1 mijë njësi për të ndihmuar ata që infektohen" tha Basha.


Lajmi kryesor:

Nga taksat, te kreditë e rishikimi i buxhetit/ Basha propozon planin e masave: Qeveria të blejë pajisjet që nxjerrin përgjigjet për 45' për koronavirusin


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?