Basha: Shëndetësia falas është një gënjeshtër ku konçensionet vjedhin 40 milionë euro! Berisha: Edi Rama është kanceri i shqiptarëve (VIDEO)

21 Shkurt 2020, 13:00| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 17:32

  • Share

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se me ardhjen e PD. në pushtet çdo mjek do të ketë 1 pagë prej rreth 1200 euro dhe infermierët 700 euro. Gjatë aktivitetit për “sfidat dhe vizioni në shëndetësi”, Basha theksoi PD do të anullojë çdo konçension, me ardhjen në pushtet. I pranishëm në krah të Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama si shkaktar I gjendjes në të cilën ndodhet jo vetëm mjekësia por dhe populli shqiptar. 

I pranishëm në konferencën “sfida dhe vizioni në shëndetësi” kreu demokrat Lulzim Basha ka premtuar rritje rrogash për mjekët dhe infermierët në vend, me ardhjen e PD. në pushtet nga 700-1200 euro. Basha theksoi se me ardhjen në pushtet do të anullohen të gjitha konçensionet.

Për Bashën shëndetësia falas e propaganduar nga qeveria shqiptare është një gënjeshtër ku çdo vit me anë të konçensioneve qeveria vjedh miliona euro.

"Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qëndron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale. Pagat e personelit shëndetësor do të rriten ne 1200 Euro në muaj për mjekët dhe 700 Euro në muaj për infermierët. Do të rrisim numrin e barnave të rimbursueshme. Në Shqipëri do të futen vetëm barna nga vende të origjinës së sigurtë, që nuk dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve. Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit. Shqiptarët nuk do të blejnë me barna nga xhepi, nuk do të duhet të paguajnë bakshishe nën dorë", u shpreh Basha.

I pranishëm në konferencë ish lideri demokrat Sali Berisha me tone të ashpra e ka akzuar kryeministrin Edi Rama si kancer I vërtetë jo vetëm I mjekësisë por dhe popullit shqiptar. Basha në pikat për nxjerrjen e shëndetësisë nga kriza ka propozuar, rritje të financimit dge mirëmenaxhim të fondeve, profesionalizëm, spitael autonom, liberalizim të sigurimeve të shëndetit shëndetsor, frenim të shpopullimit të sistemit shëndetsor si dhe rritjen e cilësisë së baranave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KRIMINELU QEN salhe: 21/02/2020 15:44

    Akoma vazhdon ky krimineli malok salhe e lef si qen bastard ky fundërrin ky bajg lope duhet 1 or e më par të çohet në Rec. Pis mut bur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?