Korreshi në Report Tv

Basha rrudh PD-në, Korreshi: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë pse shpenzon lekët e fushatës? S’i doli njeri në Kukës se do fëlliqej

29 Shtator 2023, 17:06| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 17:11

  • Share

Kriza e PD-së vijon të jetë një ndër tematikat më të nxehta në emisionet televizive. Nisur nga zhvillimet e fundit brenda PD-së ku Basha përjashtoi 11 deputetë të PD-së, deputeti Saimir Korreshi nuk e sheh si problamatike edhe nëse i rezervohet i njëjti ‘fat’ nga Basha.

Korreshi foli në ‘Përballje’ me Besmira Pelushajn në Report Tv thotë se Basha e ka kthyer PD një parti private.

“Kjo është kthyer në një parti private. Deri diku ne besuam dhe shpresuam sepse e dinim që jë non grata nuk i bën mirë PD. Aty jam dhe unë, se nuk e njoh si pjesë e PD. Punë e madhe po më përjashtoi ai. Ky kuvendi privat i Bashës mendoj se s’ka marrë formë ligjore. Sepse ka rregulla...

Në 2025 do përballet me situatën, njerëzit do kërkosh votë.”- thotë Korreshi.

Korreshi u shpreh se edhe fakti që Basha nuk doli me një kandidat në Kukës tregoi shumë për partinë. Sipas tij, askush nuk pranon të dalë nën siglën e Bashës pasi do i denigrohej figura.  Ndër të tjera ai u shpreh se Basha ka shpenzuar paratë e fushatës, ndërsa theksoi se Bardhi nuk ka prekur asgjë.

“Ai s’ka njerëz, s’ka mbështetje. Basha po shfrytëzon dhe duke përdorur dhe lekët e fushatës.

Mirë është ta pyesni ku shkojnë lekët, ka paguar vetëm dritat. Ku ishte zoti Basha më 14 maj> apo hante byrek në Holandë.

Ja në kukës pse nuk doli me kandidat ai? Po normale se s’ka njerëz nuk futet njeri se do fëlliqet.”-tha Korreshi.

Lulzim Basha largoi nga grupi parlamentar i PD 11 deputetë të rreshtuar në krah të Rithemelimit të Sali Berishës. Vendimi lë jashtë grupit parlamentar të gjithë deputetët e Rithemelimit, ndërsa pjesë e tij zyrtarisht do të jenë deputetët mbështetës të Bashës dhe Gazment Bardhit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?