Basha: Rithemelimi-PS në garë kush shkon i pari në SPAK! PD po ecën e sigurt para, pa pengjet e së shkuarës

7 Prill, 14:52| Përditesimi: 7 Prill, 14:56

  • Share

Lulzim Basha ndau në rrjetet sociale momente nga procesi I zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike. Ai tha se vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë teksa ironizoi Rithemelimin dhe PS se janë në garë kush shkon i pari në SPAK.

“Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë - Julian Gjini, Bulqizë - Edmond Isaku dhe Mat - Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.’- shkruan Basha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 07/04/2024 17:21

    Ti je njeriu me pa vlere!

    Përgjigju
  • Partia: 07/04/2024 16:43

    Po more 4% do jetë sukses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?