Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Basha rikthen sloganin e vjetër të Berishës së 2005-ës, 'Koha për ndryshim'

17 Dhjetor 2020, 14:25| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 15:18

  • Share

Supë e ringrohur”? ndoshta jo, por Lulzim Basha ka rikthyer fuqishëm ditët e fundit një sllogan të vjetër që kujton Partinë Demokratike të vitit 2005. “Është koha për ndryshim”-refreni i Bashës në postimet e tij kryesisht në twitter që merren edhe si logjikë e qëndrimit më shumë individual sesa të stafit që e mirëmban rrjetin social.

Përveçse një këngë e porositur për fushatë, e që u kthye në hit nga grupi legjendar shqiptar “Elita 5”,  “Koha për Ndryshim” është slogani i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2005.

Kur Sali Berisha u bë kryeministër pasi në vitin 1997 kishte dhënë dorëheqjen si President. Pasojë e një viti ku pasi e çoi vendin në anarki, përplasje sociale e ardhje në vend të trupave ndërkombëtare me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e në fund humbi zgjedhjet parlamentare, një vit pasi kishte fituar gjithçka.

Ka dy versione të analizimit të këtij slogani: ose vërtetë do të kthehet tek ajo kohë që shumë demokratë e quajnë “të lavdishme” ose vërtet fantazia dhe idetë në PD janë të mangëta.

Tek e para, mund të thuhet se nuk ka asnjë gjë të keqe nëse kthen një aksiomë politike të së kaluarës që ka qenë e rëndësishme dhe aktuale sot. Donald Trump, edhe pse është miliarder dhe ka mundësi të besojë këdo nga njerëzit që prodhojnë slogane PR, zgjodhi parullën e Ronald Reganit pas 35 vjetësh “Make Amerika great Again” nuk ishte një kopjim i thjeshtë por një rizgjim, apo identifikim me modelin e Ronald Reganit.

Trump, në fakt nuk e fshehu asnjëherë që donte të bënte remake të presidentit më popullor të republikanëve pas skandalit të Niksonit.

E në rastin tonë, kemi motamo një remake të Lulzim Bashës në modelin e Sali Berishës së 2005-s. Sepse kështu i bie. OK, këtë e pëlqejnë shumë demokratë të zjarrtë, që Berishën e kanë idol politik. Por a ishte Sali Berisha një “Regan” që “Trumpi”-Lulzim t’i marrë slloganin që të ndryshojë kohën?

Eh, këtu është debati i madh, por jo i vetmi, pasi përveç këtij komponenti mund të thuhet a është ajo PD që ka qenë në 2005?

Thjesht për kujtesë: në atë kohë Sali Berisha mblodhi në PD të gjitha partitë që kishin dalë nga kjo parti. Të gjitha: pashkon, Rulin, Imamin, Pollon, Shehu, etj etj. Përveç kësaj formoi KOP-in ku publikoi për njerëzit një numër të madh intelektualësh nga shoqëria civile. Mori në PD gati gjysmën e partisë së Skënder Gjinushit, që kishte pasur dikur edhe 21 deputetë me Dhori Kulen të parin që e bëri anëtar kryesor të PD-së. Pra Berisha arriti një koalicion të madh politik të brendshëm.

Ndërkaq, në atë kohë, Ilir Meta sapo i shkëputur nga PS, formoi LSI-në që i shkaktoi dhumbje ish-partisë së tij kudo që kandidoi emra të rëndësishëm të ish-PS-së.

Në 2005, edhe pse nuk i dhanë mazhorancën absolute, ngaqë atë e arriti me Lufter Xhuvelin, Sali Berisha, gjithsesi e mori besimin elektoral edhe njëherë të “nusërojë”. Por sot, nuk është në lojë Sali Berisha i para 2005-s, por ai i pas kësaj kohe, shkoqur i Gërdecit dhe 21 Janarit.

Disa militantë të PD-së do të thonë natyrisht edhe i anëtarësimit në NATO, edhe i liberalizimit të vizave, edhe i Rrugës së Kombit, etj. Po, natyrisht por në 2013, “Koha për Ndryshim” i humbi zgjedhjet për Gërdecin dhe 21 Janarin, pasi nëse njerëzit do të mendonin se Saliu ju hoqi vizat e i futi në NATO, natyrisht që do t’i kishin dhënë mandatin e tretë.

Shqiptarët nuk e konsiderojnë Sali Berishën si Ronald Regani, e as Bashën si Trump, ndaj nuk e kuptojnë as pse kopjon këtë model./ Shqip

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 18/12/2020 20:48

    Dakort more zoteri , koha eshte tamam per ndryshim , keq ndoshta per ju , por pushtetet duhen ndryshuar , sipas rregullave te lojes qe kane vendosur , demokracia perendimore . Tash duhet te falnderojme qeverisien aktuale , per ato qe beri , por edhe per ato qe s'mundi te bente . Megjithate edhe ky 8 vjecar ishte nje eksperience me vler per qeverisiet , megjithe mosarritiet , sipas kerkesave te popullit , por edhe sipas premtimeve te qeverise . Vlera e partiakeve , por edhe e popullit eshte e miaftushme per nje zhvillim te qet te qytetruar dhe te mencur te zhvillimit te zgjedhieve te qeta e te pasterta . Ti zoteri Pata , sigurisht , ose dicka me vlera humbet , ose dikush qe te rri mbi koke te shterngon darin , dhe pervec atyre qe thua , lut edhe zotin qe te mos ket ndryshim politik ne qeverisie . Mir kjo eshte e drejta juaj ; Por e drejta e popullit , qe shumuca jane pa pune , apo paguhet , nga 10 mije tek pensionistet , ne 20 mije te punetoret , keta edhe pa sigurime ; Mos duhet te vuajne keshtu , vetem se don ti dhe shoket e tu .

    Përgjigju
  • O tej: 17/12/2020 19:25

    Basha dhe Berisha do kthejne kembet perpjete e jo slloganin padyshim edhe Mona do o kthej

    Përgjigju
  • Kacidhe: 17/12/2020 14:41

    Bole Berisha, bolekandari Basha ....

    Përgjigju
  • Natyrisht: 17/12/2020 14:37

    ... Po ket temin nuk e ndryshuan.

    Përgjigju
    • Dita: 18/12/2020 16:03

      Berisha kriminel . basha qerrohu!!

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?