Basha rikthehet me propozimet: Tre masa urgjente që duhet të merren për shpëtuar bujqësinë nga COVID-i

7 Maj 2020, 16:42| Përditesimi: 7 Maj 2020, 16:44

  • Share

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj. Lideri demokrat shprehet se ekonomia shqiptare është në kolaps, masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim. Për të ndihmuar këtë sektor Basha bën 3 propozime.

"Kriza e rëndë ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, përfshirë dhe sektorin e agrobiznesit dhe bujqësisë. Sot prita presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj dhe drejtoreshën ekzekutive Enisa Shena të cilët më paraqitën sot me shifra dhe detaje situatën e vështirë të sektorit të zinxhirit ushqimor që për shkak të pandemisë dhe rrezikun e kolapsit të këtij sektori që nuk ka patur as vëmendje dhe as mbështetje nga qeveria.

Përfaqësuesit e 37 shoqatave kombëtare dhe rajonale, drejtues të Këshillit të Agrobiznesit, janë të shqetësuar për situatën aktuale pasi prodhuesit nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara në vendet e origjinës.

Ekonomia shqiptare është në kolaps,masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim. Shpreha mbështetjen për kërkesat e drejta të fermerëve dhe sektorit të agrobizmesit dhe së bashku me përfaqësuesit e KASH ndamë si prioritete urgjente për përballimin e krizës disa hapa duke përfshirë:

1- Barazimin e TVSH-së për të ndihmuar prodhimin vendas dhe fermerët që kanë pësuar goditje nga pandemia duke ndihmuar të gjithë zinxhirin e prodhimit agro-ushqimor i vendit.

2 - Përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane që qeveria shqiptare ofron për bankat e nivelit të dytë. Sektori i mikrokreditit është jetik për të siguruar likuiditetin në sektorin agrobujqësor. Sot ky likuiditet mungon duke rrezikuar prodhimin.

3 - Qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR-së dhe institucioneve të tjera duhet të rrisë ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë COVID-19.

Sot, shqiptarët po rrënohen ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Çdo biznes, përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveri situatën, pandemia shëndetësore COVID-19 po shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020" deklaroi Basha.

Komento

Komente

  • Haha: 07/05/2020 18:00

    Basha me propozime konkrete 7x7=42 Po ik o Bashe bej shurren se ngele ne fshikze te Berishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?