Basha reagon pas takimit me Metën: Zgjidhja e krizës vetëm nëpërmjet zgjedhjeve

21 Maj 2020, 10:32| Përditesimi: 21 Maj 2020, 10:36

  • Share

Atë se çfarë është diskutuar në takimin me dyer të mbyllura të Presidentit Ilir Meta me opozitën e bashkuar këtë të enjte në rezidencën e kreut të shtetit, lideri demokrat Lulzim Basha e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Shembja pa paralajmërim e godinës së Teatrit Kombëtar nxiti thelloi edhe më shumë krizën politike në vend që goditjen më të madhe ia dha reformës zgjedhore për të cilën dakordësia është thyer. 

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se në takim të koalicionit opozitar me Presidentin është diskutuar se rrugëdalja është vetëm përmes drejtimit të shqiptarëve në kutitë e votimit.
"Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do shpëtojnë kur të bashkuar kundër së keqes do t'ju drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Meta takon opozitën e ambasadorët dhe u tregon planin me 11 pika për daljen nga kriza: PD të rikthehet te 'Zgjedhorja'


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?