Basha: Rama po shkatërron biznesin, me qytetarët do të ndërtojmë një qeverisje normale

9 Qershor 2020, 13:53| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 13:54

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me biznesin e vogël në njësinë 11 në Tiranë ku u njoh më nga afër me shqetësimet e tyre. Sipas Bashës, qeveria duke mos dhënë asnjë ndihmë, po e falimenton biznesin.

"Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar. RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël", tha Basha.

Për të zgjidhur atë që Basha e quan krizë ekonomike, vëmendja duhet të kthehet tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

"Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi. Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar", u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?