Basha: Qeveria rrezikon borxhin publik prej PPP-ve

6 Shkurt 2020, 11:02| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 11:03

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke shpërndarë një raport të Agjencisë së Vlerësimit të Standard & Poor’s  ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike.

Sipas Bashës kjo agjenci vlerësimi paralajmëron ulje në renditje për vendin tonë pasi sipas kreut të PD korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë shqiptare.

"Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve." shkruan Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?