Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Politikë

Basha prezanton programin e PD për artin! Pasi firmosi se Teatri s'do shembet, sot firmos se do e ndërtojë të ri: Çfarë nënshkruaj e bëj realitet

9 Prill 2021, 15:22| Përditesimi: 9 Prill 2021, 17:33

  • Share

PD prezantoi sot në sheshin ku ndodhej godina e Teatrit Kombëtar programin për Artin, Kulturën e Trashëgiminë, ndërsa kreut të kësaj force politike, Lulzim Bashës iu bë dhuratë maketi i ndërtesës së Teatrit Kombëtar që u shemb. Para një dy vjetësh, Lulzim Basha firmoste deklaratën brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar se nuk do të lejonte shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa sot firmosi për ndërtimin e saj.

Basha tha se do t'i qëndrojë nënshkrimit të tij për ndërtimin e godinës së Teatrit siç ka qenë, duke shtuar se pavarësisht se nuk shquhet për tone të forta, "çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet".

"Ata që e shembën bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbarojë, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet dhe po ju them sot se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por kujtuesi i përditshëm deri sa Teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte", tha Basha.

Ai shtoi po ashtu se do të çojë para drejtësisë të gjithë ata që morën pjesë "në atë krim".

"Atyre që u vërsulën mbi këtë vepër, i them se nënshkrimi im nuk parashikon vetën ringritjen e Teatrit, por çuarjen para drejtësisë të gjithë atyre që morën pjesë në atë krim, nga urdhëruesit te zbatuesit do japin përgjigje para ligjit", shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mahmuti: 09/04/2021 22:06

    Ah, ti je nje cop idiot mor i shkrete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?