Basha pret në takim një delegacion nga Presheva e Bujanovci: Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare

12 Shkurt 2020, 14:01| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 14:09

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ka pritur një delegacion nga Presheva e Bujanovcit ku i ka përgëzuar për unifikimin e partive shqiptare si hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe rriten e përfaqësimit të tyre.

Në takim me Bashën kanë qenë Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti,kryetar i Alternativës për Ndryshim në Bujanovc.

Ndërkohë Basha njofton se pret me kënaqësi që të vizitojë Luginën e Preshevës.

"Kënaqësi te prisja në Tiranë, z. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti,kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc. U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritahmëritë e tyre për të nesërmen. PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.  Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës."

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?