Ambasadori japonez Takada Mitsuyuki dhe kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

Basha pret ambasadorin japonez: PD do të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin

9 Korrik 2021, 18:50| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 19:05

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur në selinë e PD-së ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Takada Mitsuyuki. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës.

Basha shkruan më tej se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin.

'Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. Takada Mitsuyuki PD do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin.'- shkruan Basha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?