Basha: Post drejtues për gratë në çdo degë të PD-së

2 Mars, 12:32| Përditesimi: 2 Mars, 16:36

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Forumin e Gruas në PD. Gjatë këtij takimi, Basha tha se do të kërkojë që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues në mënyrë që të rrisë rolin e saj në vendimarrje.

Basha vlerësoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

Ai u ndal tek pozicioni i gruas në partinë që drejton. “T’i japim hapësirë në drejtim gruas shqiptare. Unë do të kërkoj që në çdo degë një grua të ketë një post drejtues”, u shpreh ai.

“Zëri i gruas është më i besueshëm se është dhe zëri i sakrificës më të madhe, është ajo që ashtu si për familjen e di kush është e mira apo e keqja edhe për Shqipërinë e njëjta gjë”, vijoi kreu i PD-së.

“Prandaj duhet të jeni ju që të ofroni zgjidhje, të jeni zëri kryesor i propozimeve në programin tonë dhe ato që e përhapin më pas derë më derë”, iu drejtua Basha anëtareve të Forumit të Gruas të kësaj partie.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 02/03/2024 15:08

    Vendos dhe pak në rrënjë e pak tek gjethet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?