Basha: Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur e të drejtë

23 Mars 2021, 19:51| Përditesimi: 23 Mars 2021, 19:56

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video nga promovimi i librit të tij “Misioni im” dhe shkruan se me këtë libër do të ndajë me publikun qasjen e tij për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë.

Në postimin e tij Basha shkruan politika nuk duhet që të bëjë teatër por të zgjidhë në mënyrën e duhur problemet.

“Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë”.

 

Komento

Komente

  • Iris: 24/03/2021 00:59

    Sa <<thiatro>> na keni bere ju ,z.Basha & Co , duke filluar nga cadra,Astiri,bojkotet e kuvendit dhe zgjedhjeve,protestat ne bulevarde,djegiet e fletevotimeve ne Veri,antikat brenda kuvendit e foltores se tij,....nuk numerohen dhe ne vazhdim!!!

    Përgjigju
  • Endri: 23/03/2021 20:13

    O Zot i madh, flet ky hajdut qe s’ka lene skandal pa u perzjere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?