Basha për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës: Nuk i plotësojnë kushtet, 75 milion euro nga shteti për kompani pa asnjë punëtor

16 Tetor 2020, 12:25| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 14:17

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur akuzat për inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit për të cilët thotë se janë fiktivë.

"Ushqimet me listë po shtohen konsumi po bie, Rama i vetmi që se vë ujin në zjarr.  Kjo barrë duhet të bashkëndahet sot dhe prej me shumë se dy javësh përsëris planin tonë.

Edi Rama vazhdon aferat korruptive. Ajo e inceneratorëve. Rama i ka dhënë dhjetëra milion euro të parave të popullit shqiptar një personi që ka një  kompani guackë me 3 incerenatorë në Elbasan Fier dhe Tiranë. Në Tiranë kompania është regjistruar një ditë para se të merrte koncesionin. Në Fier sapo ka marrë tenderin ia ka blerë kuotat kompanisë italiane për 20000 lekë të reja dhe ia dha kompanisë guackë.

Kemi kërkuar kompaninë mediatike për të treguar se as e Fierit dhe Elbasanit nuk i plotëson kushtet. Më 16 dhjetor 2016 qeveria ka marrë 17 vende brenda ditës për këtë kontratë. Ua shtroj në formë pyetje ju dhe atyre që na ndjekin. Cila qeveri në botë bën 17 vendime brenda ditës për një  kompani që ka marrë koncesion pa asnjë garë. Vlera është 14 milion euro. Si mundet të mblidhet 17 herë brenda ditën për ti dhënë një personi disa milion euro. 75 milion euro nga shteti për kompani pa asnjë punëtor.

Çfarë e lidh Edi Ramën me Klodian Zotën apo Mirel Mertirin. Pse i kanë shpikur këta miqtë tuaj kompani guacka me drejtorë fiktivë, pse u kanë ndryshuar emrat. Nuk është botuar në fletore zyrtare as kontrata për incerenatorin e Fierit dhe as të Tiranës.

Çfarë janë këta që në kohë pandemia marrin dhjetëra milion euro dhe nuk kanë asnjë punëtor. Jemi live me të gjithë televizionet. Meqë jemi live e meqë në disa raste ka patur probleme teknike po iu ftoj të qëndroni live dhe tu kthehemi këtyre dy deklaratave që për shkak të problemeve teknike su transmetuan dot", tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?