Basha paralajmëron ndryshime në PD: Po përgatitemi për transformim

27 Mars 2018, 13:14| Përditesimi: 27 Mars 2018, 19:16

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar ndryshime brenda partisë opozitare më të madhe në vend. Në një takim me studentët e Shkencave Politike në selinë e PD, Basha tha se partia e tij ndodhet në një moment të veçantë, pasi po përgatitet për transformim.

Kreu demokrat nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ndryshmet që mund të prekin partinë e dytë më të madhe në vend, por është mjaftuar me kaq, ndërsa ka kaluar më pas te problematikat kryesore që ka vendi sot, duke renditur drogën, krimin, korrupsionin, varfërinë, papunësinë.

“Keni ardhur në një moment të veçantë për PD, po përgatitemi të bëjmë ndryshime në parti, transformim. Problematikat kryesore janë krimi, korrupsioni, varfëria, papunësia. Talentet nuk çajnë dot përpara pa pasur një ndërhyrje, një mik te pushtetarët. Jemi një sistem ku përpara ecin vetëm trafikantët, pushtetarët e korruptuar, servilët, dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë sistem, duke bërë atë që kërkojnë shqiptarët, liri, konkurrencë. Duke demokratizuar PD, duke e bërë atë parti totalisht me vlera evropiane, mund të ecim përpara”

Lulzim Basha, kryetar i PD

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 27/03/2018 18:02

    PD ndryshon kur te qerohen nga syte kembet Berisha e Basha. Te drejtoje kete force nje figure ekselente.... ne pamundesi per te gjetur figura te pershtatshme gati eshte i madhi te medhenjve kryetari bu..... NARD NOKA... figure si e Nardit rralle i vjen historise shqiptare.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 27/03/2018 13:53

    O lul shal ngjitmi ndyrshymi bëhet duke ik ti e plaku mere salheu ky do të ishte një nga ndryshimet më madhështore . E atëhere do kishim një opozit të pastër o lul shal ngjitmi o lul llaku

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 27/03/2018 13:53

    O lul shal ngjitmi ndyrshymi bëhet duke ik ti e plaku mere salheu ky do të ishte një nga ndryshimet më madhështore . E atëhere do kishim një opozit të pastër o lul shal ngjitmi o lul llaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?