Kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

Basha në mëngjes: Edhe 4 ditë për fitoren e madhe, ne do sjellim ndryshimin

21 Prill 2021, 08:38| Përditesimi: 21 Prill 2021, 08:40

  • Share

Ndërsa na ndajnë dhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare kreu i PD Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje për qytetarët për të votuar më 25 prill.

“Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë”, shkruan Basha.

Ndërkaq Basha thotë se shpresa për ndryshim është si asnjëherë më parë.

“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë. Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara”, shton Basha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?