Gazmend Bardhi dhe Shpetim Idrizi

Basha nuk e ka përfshirë në program dhe as s'e përmend, Idrizi: Rama e tradhëtoi çështjen çame

2 Mars 2021, 13:09| Përditesimi: 2 Mars 2021, 13:16

  • Share

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike.

“Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë së bashku. Po e përsëris, PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. Jam i detyruar ta theksoj këtë gjë, sepse gjatë këtyre ditëve kam parë “Tiren e Shqipërisë” dhe “Tiren e Tiranës”, që bëjnë sikur shqetësohen se ne qenkemi bashkë me grekët. Në fakt, kur e kishin PBDNJ-në në koalicionin e tyre nuk ishte ndonjë hata, madje ishte shumë mirë”, u shpreh Idrizi.

Ai shtoi se nuk ka shqiptar që harron sesi kryeministri shqiptar është kthyer në mikun e ngushtë të homologut të tij grek dhe hesht kur Greqia zgjerohet me 12 milje në ujërat e Detit Jon.

“Si miku më i mirë i kryeministrit të Greqisë, që vetëm në kohët e fundit ka shkuar për të ngrënë një drekë dhe një darkë të bukur, heshti kur Greqia i hëngri 12 milje, siç hëngrën këta më të babëziturit biftekun e Nustretit në Dubai. Ne nuk harrojmë se si ky njeri pasi shiti detin dhe nuk i doli për Zot, bëri varrezat e ushtarëve grekë që erdhën si pushtues në Shqipëri, ndërsa harroi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë. Asnjë nga ne nuk harron, sesi, si greku më i mirë hesht për Ligjin e Luftës që Greqia mban në fuqi. Sidomos ne shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë faktin që hoqi nga programi i qeverisë Çështjen Çame”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së tha se kryeministrin e shqetëson forca elektorale e PDIU-së, që e cilësoi si një “kockë të fortë për t’u përtypur për mazhorancën dhe vetë Edi Ramën”.

“Votat e PDIU-së dhe komunitetit çam do ta dërgojnë Edi Ramën jo vetëm në opozitë, por do ta ulin në stolin e turpit të historisë. Sepse Çamëria është sakrifikuar bashkë me Kosovën për këtë Shqipëri politike, që këta po e shqyejnë e po e grabisin përditë”, përfundoi Idrizi.

I pranishëm në takim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i deleguari i saj për Elbasanin, Gazmend Bardhi, deklaroi se shqiptarët e Çamërisë kanë zhvilluar beteja të rëndësishme për të ruajtur identetin kombëtar.

Kujtojmë se një nga pretendimet e Idrizit për të bërë koalicion me një parti ishte, që ajo  ta ketë në progrmain elektorsal. Largimi i tij me kryeministrin Edi Rama sipas tij erdhi pasi pretendoi se nuk kishte bere sa duhej për ceshtjen çame.

Mirëpo nëse hedhim një sy në programin e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk e ka të përfshirë çështjen çame, por as nuk  e ka përmendur në në  gjithë këto vite as kur ishte ministër i jashtëm.

Komento

Komente

  • Gallatasaray: 02/03/2021 17:07

    Po o Idrizi,bëji të fala Vangjel Dules,në koalicion ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?