Kreu i PD-së Lulzim Basha

Basha niset në New York ku do të prezantojë Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës në OKB

7 Mars, 13:49| Përditesimi: 7 Mars, 13:58

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë një moment teksa ndodhet në avion rrugës për në New York.

Basha shprehet se do të marrë pjesë në një sesion të veçantë të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, ku ai do të prezantojë Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila pak ditë më parë u miratua në Këshillin e Europës.

'Përshëndetje të dashur miq!

Jam rrugës për në New York ku do të marr pjesë në një sesion të veçantë në OKB për Ukrainën.

Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës.

Jam i lumtur që mu dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.

Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.', thotë Basha në Facebook.

Përmes kësaj rezolute parashikohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku do të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë, transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan Muri: 07/03/2024 16:27

    Deshmo se pari per vrasjen e 4 personave ne Bulevard ne 2011.Kush urdheroi zjarrin luftarak dhe veprimet me pas per te mos arrestuar drejtuesit e Gardes.

    Përgjigju
  • Turi: 07/03/2024 14:14

    Kush e kush te behet servili me i denje i amerikes , rregulloni njehere popullin tuaj o politikane barbona pastaj merruni me te huajt . Ne radhe te pare duhet rindertuar Okb se eshte katandisur nje vegel ne duart e amerikes dhe izraelit pastaj te fillojne te tjerat

    Përgjigju
  • Zari: 07/03/2024 14:04

    Hajde hajde Lylo. Ne business Class qenke ulur. Gjumin e ben rehat aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?