Basha në takim me gratë në Tiranë: Si të jetë PD ashtu do jetë Shqipëria nesër! Mos të vazhdojmë të kërkojmë revolucion dhe të justifkojmë dështimin

12 Qershor 2023, 20:58| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 23:09

  • Share

Ish kryedemokrati Lulzim Basha në një takim të mbajtur me gra të Tiranës, tha se të gjitha sulmet që anëtarët e Rithemelimit bëjnë ndaj tij vijnë me qëllimin e heqjes së vëmendjes nga humbja e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ai tha se të gjithë ata të cilët e sulmojnë edhe për marrëveshjen e 2017-ës me Ramën, janë të njëjtët persona të cilët më herët e kishin duartrokitur. Ndërsa u bëri thirrje demokratëve që të linin pas të shkuarën pasi qytetarët janë lodhur me akuzat dhe gënjeshtrat mes palëve.

Nje mik më shkruante para dy javësh dhe me  inkurajonte për platformën; për listat e hapura, vetingu  politikanëve, kufizimi i mandateve, votimi i emigrantëve, etj. Këto janë tema që kanë filluar te ngjiten tek njerëzit. Tema për të djeshmen, për PD, janë të domodoshme për PD, por votuesin e bëjnë indiferent.  Ka një ndarje mes çfare duan te degjojne demokratet dhe qytetaret. Qytetari jashtë PD është lodhur me akuzat dhe genjeshtrat që vetë i përgënjeshtrojnë. Besimi im prej fillimit, tek aftësia për të kuptuar të vërtetën nga e gënjeshtra do marrë kohë. Anëtarët e PD ma kërkojne kudo dhe me kërkojnë te vërtetën. Sepse e vërteta duhet thënë. 17 Maji marreveshje nuk ishte e fshehte. Marreveshja u publikua ne oren 17.00. U sulmua nga ata qe nuk ishin ne listat e deputeteve. U sulmua nga ata që u duartrokit. Gjithcka që kanë thënë është gënjeshter e pastër. Njerëzit që hoqën koalicionet i ka në krah të djathtë. Ata qe u bashkuan me Edi Ramen për të hequr koalicionet i ka në Keshill Kombetar, tek “Foltorja”. Ju i dini emrat per personat që po flas. Sulmet e tyre, vijne per të hequr vemendjen e tmerrshme të 14 Majit. Për mua është e shkuara. E kam lënë pas. Nuk harxhoj kohë me ta. Ftesa ime është: Lerini edhe ju pas! Nuk kemi me kohë të merremi me ta. Duhet të degjojmë njerëzit, duhet të merremi me njerëzit. Duhet të ndjejmë dhimbjen e njerëzve që të ofrojmë zgjidhje.

Ai tha se pas më shumë se një viti e gjysmë duhen korrigjuar gabimet e bëra, duke nisur që nga propozimet e bëra, kryesisht ai i integritetit të politikanëve.

“Shpresa se do të ndodhë dicka teksa presim duarkryq, kjo nuk është strategji. Edhe pas një viti e gjysëm, nuk pati reflektim. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq, askush. Gjëja e parë që ndjej është të rikthehem, jo një platformë, më shumë se aq. Janë disa propozime për ndryshime Kushtetute dhe Kodi Zgjedhor. Por është dicka më shumë. Është një përpjekje për të sjellë kulturë të re politike; ku jo çdokush pse mendon ndryshe duhet trajtuar ndryshe.  E vetmja menyrë për ti shërbyer njerëzve është për tu rikthyer tek ato norma me të cilat kemi lindur si parti. Duhet të korrigjojmë gabimet e te shkuara dhe te sotmes. Shtylla jone jane integriteti i politikaneve. Në kuvendin e datës 18 proklamuam dy të vërteta. Çfarë është e mirë për PD është e mirë edhe për Shqipërinë.  Si do të jetë PD sot, do të jetë Shqiperia.  Çfarë modeli duhet ti ofrojmë shqiptarëve, cili është bilanci? Mund të bërtasim për revolucion dhe të justifikohemi pse na dështoi revolucioni.  Fakti është që me çdo revolucion  të nisur dhe deshtuar, besueshmeria jone bie. Duhet të jetojmë me pritshmeritë e njerëzve.

Partia Demokratike aktualisht gjendet në një tjetër situatë tensionesh pasi anëtarët e kryesisë kanë vendosur datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, në 29 korrik ndërsa deputetët e grupit parlamentar kanë prezantuar platformën për nisjen e zgjedhjeve në bazë dhe më pas zgjedhjet për kryetarin e ri.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 14/06/2023 09:09

    ti je deshtim per vete o lul ,po ti si ndahesh politikes se sdi te besh asgje tjeter or mik ...

    Përgjigju
  • Bilua: 13/06/2023 07:50

    O llulli futu ne cader.o llulli dil nga cadra.

    Përgjigju
  • Iris: 13/06/2023 02:33

    Sot PD eshte e percare,keshtu do te jete dhe Shqiperia neser?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?