Politikë

Basha në Samitin e partive simotra europiane të PD, në PPE: Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë

5 Tetor 2021, 09:39| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 11:49

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të niset për të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, bashkimi më i madh i partive e djathta në kontinent. Para nisjes Basha ka publikuar një video-mesazh ku thekson se Evropa është ëndrra dhe destinacioni i shqiptarëve.

"Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë sy dhe veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE -së, plot shpresë për çdo derë që hapet dhe çdo dritë që shkëlqen përpara në lidhje me perspektivën e tyre evropiane.

Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë. Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen "Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist.

Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Ne presim mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, presim më shumë demokraci, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë", thotë Basha në mesazh.


Lajmi kryesor:

Basha në Samitin e PPE, kërkon njohjen e Kosovës: BE të arrijë një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës e Beogradit! Mos pranoni për vendet tona, gjëra që s'do i pranonit për zgjedhësit tuaj


K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?