Basha: Data e përballjes së parë me qeverinë do jenë zgjedhjet e ardhshme! Kemi përfunduar hartimin e programit qeverisës (VIDEO)

4 Shkurt, 12:50| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:01

  • Share

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Roskovec dhe në Patos në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të degëve të partisë.

Teksa u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të degës së Roskovecit, Basha u shpreh i bindur se shumica e shqiptarëve duan ndryshimin e qeverisjes dhe tha se data e parë e përplasjes do të jetë ajo e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në 2025-ën.

“Data e parë e përplasjes do të jenë zgjedhjet e ardhshme. Përballja e kësaj qeverie me një shumicë shqiptarësh, edhe votues socialistë që ndoshta nuk duan të futen në debatet ideologjike por që e mallkojnë Edi Ramën dhe qeverisjen e tyre sepse po ua zbraz shtëpitë, duke ua larguar fëmijët në emigracion”- u shpreh Basha.

Për situatën që PD kalon prej dy vitesh, kryedemokrati duke thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha tha se pati një betejë për të ndarë përfundimisht nëse partia Demokratike është parti e një njeriu të vetëm apo parti e demokracisë.

“Ajo që kemi kaluar së bashku është momenti më i vështirë jo vetëm për PD-në. Por një luftë të tillë brenda llojit për shpirtin dhe zemrën e PD, për të ndarë një herë e mirë se cfarë është PD pronë e një njeriu të caktuar apo parti e demokracisë. Kjo betejë u shpalos me egërsi të madhe me propagandë të jashtëzakonshme që në një situatë normale do ta shpërbënin PD-në. Merita që qëndroi nuk i takon askujt në veçanti por u takon juve këtu gjithë bashkë. Ju qëndruat në një kohë jo normale dhe kjo u bën lider, kapitenë të moralit dhe qëndresës që nuk bëtë llogaritë tuaja të vogla por menduat gjithçka përtej interesit personal”- u shpreh Basha.

Sipas Bashës, PD është i vetmi faktor politik të cilit qeveria i trembet ndërsa u shpreh se ka përfunduar hartimi i programit të qeverisjes.

“I vetmi faktor politik të cilit i tremben është partia Demokratike e Shqipërisë. PD ka përfunduar hartimin e programit të vetë qeverisës, asnjë shtresë shoqërore nuk është mënjanuar në këtë program. Ekspertët tonë më të mirë të Gjermanisë dhe SHBA-ve po bëjnë rishikimin dhe ndihmën në mënyrë që ky program të jetë në përputhshmëri të plotë me objektivat tona”- shtoi ai.

Ndërsa gjatë takimit që pati me mbështetesit e PD në Patos, kryedemokrati Lulzim Basha tha se prioritetet kryesore të Partisë Demokratike janë mbështetja pa kushte ndaj SPAK dhe Reforma Zgjedhore, për të cilën ka propozuar 4 pika të caktuara.  

Ora 13:20
Basha: Reforma Zgjedhore dhe mbështetja pa kushte ndaj SPAK, 2 prioritetet kryesore të PD

1707051038_lulzimbasha.PNG

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa u ndal edhe në Patos në kuadër të procesit për Kuvendin Zgjedhor të degëve të PD, akuzoi qeverinë si dhe Rithemelimin se duan ta kenë nën kontroll SPAK-un. 

Ndërsa theksoi sërish se prioritetet kryesore të PD janë Reforma Zgjedhore dhe mbështetja pa kushte e SPAK. 

"Para një jave e treguan se si janë të përfshirë të gjithë në ferat më të mëdha në vend. Që nga kanabizimi i vendit në vitet 2015-2016, tel aleancat me krimin e deri tek afera e inceneratorëeve. Ndaj duan ta kenë në kontroll SPAK-un, pasi e ka vjedhur shtetin me tendera korruptiv. Ndaj ne jemi në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Korrupaioni nuk ka ngjyrë e për këtë kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Ndaj Reforma Zgjedhore dhe mbështetja pa kushte ndaj SPAK, janë dy prioritete kryesore për PD"- u shpreh Basha. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 04/02/2024 16:50

    Shyqyr qe u ktheve o legjende , na prij drejt fitoreve te metejshme,( o te q,,,, rracen o flok lym muti ordiner)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?