Basha: Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë darkojnë krerët e bandave me paratë e shqiptarëve

12 Mars 2021, 11:33| Përditesimi: 12 Mars 2021, 11:39

  • Share

 

Teksa po udhëtonte nga Tirana për në Durrës, ku zhvillon një takim me disa gra dhe vajza atje, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një denoncim të fortë.

Ai tha se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.

“E di unë, e dinë shumë gazetarë, e dijnë shërbimet partnere që në restorantin privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha, me gratë dhe vajzat në Durrës: Barazia gjinore objektivi ynë! Rama ka promovuar kriminelët, në restorantin e Kryeministrisë hanë krerët e bandave


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?