Basha në Kukës: Kur të vij në pushtet, ditën e parë do të heq tarifën e Rrugës së Kombit (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 14:47| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 14:53

  • Share

Lulzim Basha u premtoi kuksianëve se kur të vijë në pushtet ditën e parë do të anulojë tarifën në Rrugën e Kombit. "Ditën e parë qeveria jonë do të heqë taksën për Rrugën e Kombit" tha ai.

Lideri demokrat në takimin me banorët ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. "Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë.

Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë. Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve" tha ai.

Vizita në Kukës e kryedemokratit është në kuadër të nismës 'Po të dëgjoj' që po zhvillon me qytetarët bazuar te strategjia e re e komunikimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/02/2020 04:18

    gju me gju me Enverin.

    Përgjigju
  • Sa kom qeshe ,,Kure Ujku do te hiqet Si dele .: 19/02/2020 15:30

    Po ku te besojne Kuksjanet more,, djali i Diktatorit Hoxha.. Nje Fytyre si Diktatori,,po te njejta Djallezi Si Diktatorit. Dhe hajde te besojne Ty Kuksianet apo Komplete Veriu.. Pfiuuu.

    Përgjigju
  • Loni: 19/02/2020 15:15

    Nese ky e Ben kete guest sic thote we do e heqi tarifen eshte nje gje e mire per te gjithe popullin! Un Kam kaluar 2 here edhe me Kan ikur 20 euro pa kuptuar fare fare edhe ajo nuk eshte rruge per te paguar 5 euro! Ajo eshte per te ardhur keq! Vetem nga tyneli e deri ne fushekosove eshte rruge pastaj pjesa tjeter eshte gangrene! Por nese do e bej urime!

    Përgjigju
  • Dod: 19/02/2020 14:58

    Po 2009 deri ne 2013 e shkaterruat totalisht shqiperine dyshja krimineli Berisha dhe hajduti i popullit shqiptar ILIR META.edhe ti ke shum bema ne ket vend o peder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?